Shtatë vese të njerëzve që i kalojnë problemet më shpejt se të tjerët
Pavarësisht se si je rritur apo çfarë leksionesh ke marrë në jetë, prapë kohë të vështira do të kalosh gjithnjë. Personat që arrijnë ta lënë momentin e vështirë pas krahëve, nuk kanë më shumë fat, krahasuar me të tjerët. Ata thjesht praktikohen që t’i bëjnë gjërat siç duhet, në mënyrë që gjithnjë të qëndrojnë me këmbë në tokë
Njerëzit që arrijnë të rikuperohen më shpejt nga problemet fizike apo mendore, ia dalin që të kalojnë edhe momentet më të vështira. Është e vërtetë që disa persona e kanë këtë aftësi më të madhe krahasuar me të tjerët, por rikuperimi i shpejtë është diçka që të gjithë mund ta bëjnë. Ajo që duhet për t’ia arritur është disiplina dhe disa rregulla për t’u ndjekur.
Pavarësisht se si je rritur apo çfarë leksionesh ke marrë në jetë, prapë kohë të vështira do të kalosh gjithnjë. Qendra e kërkimeve të opinioneve kombëtare në Universitetin e Çikagos zbuloi se 92% e amerikanëve kanë kaluar momente të vështira të paktën një herë në jetën e tyre. Kjo përfshin humbjen e një pune, një personi të dashur apo marrjen e një sëmundjeje të keqe.
Personat që arrijnë ta lënë momentin e vështirë pas krahëve, nuk kanë më shumë fat, krahasuar me të tjerët. Ata thjesht praktikohen që t’i bëjnë gjërat siç duhet në mënyrë që gjithnjë të qëndrojnë me këmbë në tokë. Më poshtë janë zakonet më të aplikuara nga këta individë, të cilat mund t’ju ndihmojnë që edhe ju në të ardhmen të keni forcën t’i lini problemet pas shpejt.
- Mos ia vër gjithmonë fajin e vetes
Kur jeta të bën të kalosh momente të vështira, njerëzit me forcë brenda vetes nuk e lënë veten që hallet t’i vënë përposhtë. Ju duhet që të kuptoni se çfarë keni në dorë të rregulloni dhe çfarë jo. Duhet që ta ngulisni mirë në mendje se merrni më të mirën nëse fokusoheni për të ecur përpara.
- Socializohu
Duhet që të jeni në kërkim dhe të rrethoheni me njerëz që ju mbështesin. Ankthi, frika dhe vetmia e bëjnë stresin edhe më të dëmshëm. Njerëzit e që rikuperohen shpejt gjithnjë e luftojnë izolimin. Një studim i fundit zbuloi se ndër personat e sulmuar, një nga parashikuesit më të rëndësishëm ishte mbështetja sociale.
- Prano ndihmë
Ti e di se ka një fuqi të vërtetë në të pranuarit se ti nuk mund t’ia dalësh i vetëm ta kalosh një vështirësi. Mos ki frikë që të kërkosh për mbështetjen që ke nevojë. Kur e ndien veten të mbytur nga problemet, në udhëkryq. Më e rëndësishmja, mos u ndiej fajtor rreth kësaj. Të kesh nevojë dhe të marrësh ndihmë është pjesë e eksperiencës njerëzore. Dhe ka shumë të ngjarë që ti ta kesh atë.
- Bëj paqe me të kaluarën
Dhembjet e së kaluarës mund të jenë një pjesë e rëndësishme e vuajtjeve të ekzistencës tënde çdo ditë, nëse ato lihen të pazgjidhura apo kur nuk merresh me to. Gjej pak kohë që të përqendrohesh te gjërat që të hidhërojnë dhe përpiqu të gjesh paqe brenda vetes. Dalja nuk ka të bëjë me personin tjetër, por me ty. Ti ia ke detyrim vetes që të lësh vuajtjet pas dhe të vazhdosh jetën.
- Bëje gjumin prioritet kryesor
Gjumi ka një impakt të madh në shëndetin tonë mendor dhe në aftësitë për t’i bërë punët mirë. Duhet që t’i vësh qëllim vetes që të flesh shtatë apo tetë orë në ditë dhe të praktikosh regjim shtrati. Si rezultat do të provosh më pak ankesa fizike të lidhura me stresin, për më tepër që nuk do të vuash nga presioni i madh i gjakut, diabeti, depresioni dhe obeziteti.
- Vazhdo lëviz përpara
Njerëzit që rikuperohen shpejt e dinë se ata mendojnë, sillen dhe funksionojnë më efektivisht kur përdorin trupat e tyre për atë që natyra i ka krijuar: të lëvizin. Edhe nëse është një shëtitje normale, një ecje e gjatë për një orë apo stërvitje në palestër, jepi prioritet faktit që ta mbash trupin tënd në formë shumë të mirë.
- Prano ndryshimin
Ne shpesh e përdorim një pjesë të madhe të energjisë në përpjekje për të planifikuar dhe për të parashikuar gjëra që kurrë nuk do t’i planifikonim apo parashikonim dot. Njerëzit që rikuperohen shpejt nuk e gënjejnë veten me ide që bota është e kontrollueshme. Përpiqu që t’i lejosh gjërat të ndodhin më shumë sesa të tentosh që të sforcohesh që ato të realizohen. Ndryshimi është i vazhdueshëm dhe përshtatshmëria është çelësi për të jetuar një jetë të lumtur dhe plot surpriza.