Ekonomia

Shtator, investimet publike 35% më pak

ekonomiaEcuria e investimeve publike është përkeqësuar në shtator pavarësisht presionit të lartë ndaj Qeverisë për përshpejtimin e tyre.

Të dhënat e fundit zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se në shtator shifra e investimeve publike të realizuara ishte 150 milionë dollarë ose 35 për qind më e ulët se plani.

Përkatësisht nga 446 milionë dollarë të planifikuara për këtë periudhë janë kryer vetëm 296 milionë dollarë.

Ecuria e dobët e investimeve publike është shndërruar në një një nga ngërçet më të mëdha të buxhetit për këtë vit. Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka e Shqipërisë i kanë kërkuar Qeverisë të përshpejtojë realizimin e tyre për të mos goditur rritjen e ekonomisë, e cila në tremujorin e dytë ra në territor negativ me 0.6 për qind.

Përballë këtij shqetësimi, në fundit të muajit të kaluar Qeveria ndërhyri në buxhet, përmes një Akti Normativ, i cili veç disa korrektimeve të lehta në zërin e të ardhurave dhe defiçitit, në thelb pati rishpërndarjen e investimeve. Përmes ndërhyrjes Qeveria transferoi mbi 150 milionë dollarë fonde investimesh, nga projektet problematike me nivel të ulët realizimi, tek ato me ecuri më të  shpejtë.

Për gjithë vitin 2014 buxheti ka parashikuar 672 milionë dollarë investime. Për 9 muajt e parë Qeveria ka realizuar 44 për qind të kësaj shume, ndërsa për tre muajt e mbetur mbeten të realizohen edhe 56 e kësaj shume ose mesatarisht 110 milionë dollarë në muaj. Kjo është mbi tre herë më shumë nga mesatarja e 9 muajve të parë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button