☁️
Tiranë 7°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.60 ▲0.38%
ARI 4,414 ▼3.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $67,913 ▼ -1.6% ETH $2,047 ▼ -2.09% XRP $1.3822 ▼ -2.06% SOL $86.1300 ▼ -1.7%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.60 ▲0.38 % ARI 4,414 ▼3.51 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.60 ▲0.38 % ARI 4,414 ▼3.51 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Politika

Shtëpia e Bardhë: Vijimësi e reformave, me qëllim avancimin e integrimit europian të Shqipërisë

Shtëpia e Bardhë ka nxjerrënjë njoftim zyrtar në lidhje me takimin që kryeministri Edi Rama zhvilloi me Presidentin e SHBA, Barack Obama dhe Zv.Presidentin amerikan, Joe Biden.

Në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë thuhet se, “Presidenti Obama ju bashkua një takimi mes zv.presidentit Bajden dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama. Presidenti, zv.presidenti dhe kryeministri nënvizuan rëndësinë e partneritetit mes Shqipërisë dhe SHBA.

Presidenti dhe Zv.Presidenti shprehën vlerësimin e tyre për rolin kritik që ka Shqipëria në sigurinë e rajonit dhe riafirmuan rëndësinë e mbajtjes hapur të procesit të integrimit euro-atlantik, për hir të stabilitetit në Ballkan.

Presidenti dhe zv.presidenti lavdëruan lidershipin e Shqipërisë në promovimin e tolerancës fetare dhe kontributet e rëndësishme të saj në koalicionin ndërkombëtar kundër ISIS, si dhe për hapat domethënës që vendi ka ndërmarrë në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Presidenti, zv.presidenti dhe kryeministri ranë gjithashtu dakord për rëndësinë dhe vijimësinë e reformave, me qëllim avancimin e integrimit europian të Shqipërisë”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.