☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 07 April 2026
S&P 500 6,565 ▼0.72%
DOW 46,340 ▼0.71%
NASDAQ 21,773 ▼1.02%
NAFTA 115.53 ▲2.78%
ARI 4,675 ▼0.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $68,223 ▼ -2.5% ETH $2,082 ▼ -3.84% XRP $1.2989 ▼ -3.81% SOL $78.8900 ▼ -4.05%
S&P 500 6,565 ▼0.72 % DOW 46,340 ▼0.71 % NASDAQ 21,773 ▼1.02 % NAFTA 115.53 ▲2.78 % ARI 4,675 ▼0.2 % S&P 500 6,565 ▼0.72 % DOW 46,340 ▼0.71 % NASDAQ 21,773 ▼1.02 % NAFTA 115.53 ▲2.78 % ARI 4,675 ▼0.2 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Kronika

Shtohen prurjet në Drin, Fierza mbetet e mbyllur

Pavarësisht reshjeve të dendura të këtyre ditëve të fundit, KESH bënt ë ditur se hidrocentrali kryesor i kaskadës së Drinit, ai i Fierzës vazhdon të mbahet i mbyllur, me qëllim grumbullimin e rezervës ujore.

Sipas të dhënave të fundit nga KESH, sasia e reshjeve në këto 10 diët ka përmirësuar ndjeshëm bilancin energjitik të Korporatës, ku niveli në HEC e Fierzës tashmë është rreth 8 metra më lart se niveli më 31 dhjetor.

Sekretariati teknik i komisionit të posaçëm të trajtimit të plotave ka rekomanduar që kuotat në hidrocentralet e Komanit dhe Vaut të Dejës të administrohen me tendencë ulje, ndërsa vlerësoi se Fierza për sa kohë të jetë e mundur të mbahet i stakuar me qëllim akumulimin e prurjeve dhe ritjen e rezervës energjitike.

Të dhënat e fundit bëjnë të ditur se niveli i HEC Fierzë ishte 283.78 m dhe prurjet ishin rreth 500 m3/sek. Niveli në HEC Koman ishte 175.20 m dhe prurjet anësore janë rreth 410 m3/sek dhe niveli në HEC Vau i Dejës ishte 75.79 m dhe prurjet anësore rreth 100 m3/sek.

KESH garanton se situata është plotësisht nën kontroll.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.