☁️
Tiranë 17°C · Vranët 12 Nëntor 2026
S&P 500 7,619 ▲1.31%
DOW 52,486 ▲0.49%
NASDAQ 25,466 ▲1.6%
NAFTA 85.83 ▼0.81%
ARI 3,981 ▼0.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815 EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815
₿ CRYPTO
BTC $73,818 ▲ +0.21% ETH $2,058 ▼ -0.08% XRP $1.0504 ▼ -0.71% SOL $83.3800 ▲ +0.11%
S&P 500 7,619 ▲1.31 % DOW 52,486 ▲0.49 % NASDAQ 25,466 ▲1.6 % NAFTA 85.83 ▼0.81 % ARI 3,981 ▼0.48 % S&P 500 7,619 ▲1.31 % DOW 52,486 ▲0.49 % NASDAQ 25,466 ▲1.6 % NAFTA 85.83 ▼0.81 % ARI 3,981 ▼0.48 %
EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815 EUR/USD 1.1113 EUR/GBP 0.8359 EUR/CHF 0.9233 EUR/ALL 90.7783 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5849 EUR/TRY 55.8128 EUR/JPY 177.23 EUR/CAD 1.5815
12 Nën 2026
Breaking
Boterori

Shtohen telashet për Granit Xhakës, dyshohet se përdori certifikatën e falsifikuar të vaksinimit në SHBA

Granit Xhaka prej ditësh është vënë në qendër të hetimeve nga prokuroria e Luzernës për falsifikim të çertifikatës së vaksinimit për COVID 19 me futbollistin që në fillim të muajit tetor do të merret edhe në pyetje.

Vetë futbollisti e pranoi këtë veprim të tij duke kërkuar publikisht falje dhe tani ai është lënë jashtë skuadrës zvicerane për ndeshjet e Nations League.

Por në orët e fundit kanë dalë në dritë të reja që ia shtojnë telashet Granit Xhakës. Sipas asaj që publikohet në median zvicerane ‘Tages-Anzeiger’, Granit Xhaka me certifikatat e falsifikuara udhëtoi drejt SHBA në korrik të vitit 2022 kur ai ishte ende pjesë e Arsenalit, duke mashtruar në këtë mënyrë edhe autoritetet doganore amerikane.

Në atë periudhë në SHBA ishte vendosur një rregull që të huajt që vinin në vend duhej të vërtetonin se ishin të vaksinuar kundër Covitd 19 përmes paraqitjes së një testi negativ. Por edhe pse kërkesa për paraqitjen e një testi të tillë ishte hequr në 12 qershor të 2022, kufizimet për udhëtaret e pavaksinuar mbetën në fuqi deri në maj të vitit 2023.

Në atë kohë, shumë lojtarë të tjerë të Premier League nuk udhëtuan me skuadrat e tyre drejt SHBA pikërisht për shkak të statusit të tyre të vaksinimit. Kështu, Chelsea la në Londër N’Golo Kanten dhe Ruben Loftus-Cheek, ndërsa Manchester City udhëtoi pa Phil Foden, John Stones dhe İlkay Gundogan.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.