☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 05 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,368 ▼ -0.1% ETH $2,057 ▼ -0.07% XRP $1.2999 ▼ -1.04% SOL $79.6500 ▼ -1.89%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
05 Apr 2026
Breaking
Te ndryshme

Shtohet misteri, truri i njeriut punon edhe pas vdekjes

Aktiviteti në trurin e njeriut mund të vijojë deri në 10 minuta pas vdekjes së trupit.

Janë këto të dhënat e reja që vijnë nga mjekët kanadezë, të cilët observuan trurin e personave që ndodheshin në kujdes intesiv.

Ata dalluan se truri i tyre vijonte të punonte edhe pasi pacienti deklarohej klinikisht i vdekur.

Në rastet në fjalë, mjekët konfirmuan se pacienti kishte vdekur, në bazë të disa observimeve normale, përfshirë mungesën e pulsit.

Por testet treguan se truri i tyre vijonte të punonte dhe kishte të njëjtin aktivitet me atë të një njeriu që është në gjumë të thellë.

Të dhënat e këtij studimi, që mund të çojnë në zbulimin e mjekimeve të reja dhe sfidave të reja etike, u realizuan nga një grup shkencëtarësh nga Universiteti i Ontarios Perëndimore.

Vetëm një në katër personat e marrë në studim shfaqi aktivitete të gjata misterioze në tru, ndërsa tek të tjerët, aktiviteti vdiste përpara se zemra e tyre të pushonte.

Megjithatë, truri i tyre kishte sjellje të ndryshme pak minuta pas vdekjes, duke e shtuar edhe më shumë misterin se çfarë i ndodh pas vdekjes.

E përditshmja britanike “The Independent” shkruan se mjekët nuk e dinë se cili është funksioni i këtij aktiviteti dhe tregohen të rezervuar për të dalë në konkluzione.

Megjithatë ata shkruajnë se është e vështirë të mendosh se aktiviteti vinte si rezultati i një gabimi.

Deri më tani, ekspertët besonin se thuajse i gjithë aktiviteti i trurit zhdukej rreth një minutë pas vdekjes. Megjithatë këto studime bazoheshin në eksperimentet e zhvilluara tek minjtë.

Çfarë i ndodh trupit dhe mendjes pas vdekjes mbetet thuajse tërësisht mister për shkencëtarët.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.