☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 21 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.23 ▲2.8%
ARI 4,575 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
₿ CRYPTO
BTC $70,744 ▲ +0.4% ETH $2,155 ▲ +0.74% XRP $1.4503 ▼ -0.34% SOL $90.2100 ▲ +1.16%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
21 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Shtyhen deri në 2017-n, afatet për pronësinë e tokave bujqësore

Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregëtinë dhe Mjedisin miratoi të hënën dy projektligje, që zgjatin edhe një vit e gjysmë afatet për kalimin e tokës bujqësore të ish-ndërmarrjeve shtetërore dhe ish-kooperativave të para viteve ’90 tek përfitues të tjerë.

Irfan Tarelli, Drejtori i Administrimit të Ujërave dhe Tokës, në dikasterin e Bujqësisë, relator i pr.ligjeve u shpreh se, shtyrja e afateve do të ndhmojë strukturat bashkiake, në kushtet e adriministrimit të ri territorial të plotësojnë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm të gjithe atyre qe përfitojne nga tokat e ish-ndërmarrjeve bujqësore.

Sipas tij, nëse ky afat nuk do të shtyhet, përfituesit do t’i drejtohen gjykatave, duke shtuar kostot e kaosin e këtij proçesi.

Ligji në fuqi, parashikonte që ky afat të skadojë në 30 qershor të këtij viti, ndërkohë që komisioni miratoi shtyrjen deri në dhjetor 2017.

Komisioni miratoi paralelisht edhe shtyrjen (deri në dhjetor të 2017-n). te afateve të ligjit tjetër, i cili ka për qëllim shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore për titujt e pronësisë te krijuar nga ndarja e tokës se ish-kooperativave bujqësore.

Sipas të dhënave zyrtare, rezulton se deri më 31 dhjetor 2015, janë paraqitur 18 500 kërkesa nga qytetarët dhe institucionet shtetërore qe kane perfituar toke nga ish-kooperativat bujqësore. Nga verifikimet 1 507 tituj pronësie janë shpallur të pa vlefshme dhe shtetit i është kthyer një sipërfaqje prej 1142 hektarësh, ndërkohë rreth 5 mijë kërkesa presin përgjigje.

Rreth 75% e kërkesave të paraqitura në gjykatë për vendimet për pavlefshmëri të titujve të pronësisë, nuk janë shqyrtuar përfundimisht ende nga gjykatat e të gjitha shkallëve. Ndaj dhe miratimi i shtyrjes se afate do t’i vije ne ndihme komisioneve vendore qe të vazhdojnë punen e verifikimeve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.