Ekonomia

Shtyhet më 31 mars afati për institucionet që nuk kanë paguar sigurimet

Në Këshillin Kombëtar të Punës të mbledhur sot, Instituti i Sigurimeve Shoqërore propozoi që të shtyhet afati për pagesat e institucioneve apo kompanive te ndryshme qe nuk kane paguar sigurimet per punonjesit e tyre nga data 15 shkurt që ishte lënë me pare, deri në 31 mars, bashkë me një ofertë që të falen 80% e gjobës.

keshilli-2Sipas ministrit të Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, asnjë shqiptar nuk duhet të privohet nga e drejta për pension dhe për çdo pagesë që ai ka kryer.

Gjatë fjalës së tij, Veliaj u ndal në reformën e pensioneve. “Falë reformës, u kërkua nga Këshilli Kombëtar i Punës është që mosha e pensionit të mos rritet. Sigurisht, që ka pasur një presion të jashtzakonshëm që mosha e pensionit të ishte 67 vjeç që këtë vit, pra që nga 2015. Por, falë punës sonë ne arritëm ta shtrinim në kohë këtë rritje dhe dalin në pension në moshën 67 vjeç punonjesit në vitin 2056, pra, dalin në pension ata që sot nuk kanë mbushur ende 30 vjeç. Por ajo që ka rëndësi është formula e re e llogaritjes , e cila masën e pensionit mujor e llogarit si pension social plus 1% për çdo vit pune, e nuk aplikon më asnjë pension tavan “, nenvizoi ai.

Sipas tij, rrjedhimisht  pensioni varet nga vitet e siguruara dhe paga mbi të cilat janë paguar kontributet. Kjo masë e forcon lidhjen midis kontributeve dhe benfiteve. Kjo i ka dhënë rezultatet e para që në 2014, pasi gjatë këtij viti u rrit numri i kontribuesve me 92 mijë e 521.

Për Veliaj, problemi më shqetesues lidhet me borxhet në skemën shoqërore. “Ne jemi përballë një situate të paprecedente, ku intitucione private dhe mbi të gjitha institucione shtetërore kanë deklaruar punonjësit e tyre, por nuk kanë derdhur kontribute. Kjo ka krijuar një borxh nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, në përmasa shqetësuese, pasi në total ky borxh shkon rreth 1.12 milion dollarë, prej të cilave 15 milion dollarë të intituicioneve publike , 97 milion dollarë të kompanive private, ndërsa gjithsej janë 59 411 subjekte”, tha ai.

Gjithashtu, ministri Veliaj theksoi se “Drejtoria Rajonale e Tatimeve në Tiranë, nga dhjetori 2014 deri në 15 janar 2015 ka evidentuar 5913 subjekte debitore më shumë me një vlerë detyrimesh prej 343.6 milion lekësh”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button