☁️
Tiranë 10°C · Vranët 26 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 91.84 ▲1.68%
ARI 4,520 ▼0.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $70,774 ▼ -0.27% ETH $2,150 ▼ -0.75% XRP $1.4028 ▼ -0.93% SOL $90.8100 ▼ -1.35%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 91.84 ▲1.68 % ARI 4,520 ▼0.72 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 91.84 ▲1.68 % ARI 4,520 ▼0.72 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Parlamentare

Shtyhet miratimi i ligjeve të reformës në drejtësi

Miratimi në Kuvend i paketës me 6 ligjet e reformës në drejtesi, i parashikuar në kalendarin e punimeve më 22 shtator, është shtyrë për javën e ardhshme.

Burime nga Kuvendi i thanë ATSH-së, se paketa ligjore nuk është ende gati, ndaj dhe kalimi i saj në seancë, i planifikuar për të enjten, do të vonojë dhe një javë.

Paraditen e nesërme, pritet të mblidhet Konferenca e Kryetarëve për të miratuar kalendarin tre javor të punës, ku do të përcaktohet dhe data  e shqyrtimit të kësaj pakete, që do ta bëjë të zbatueshme reformën në drejtësi, e miratuar me konsensus të plotë nga parlamenti, më 22 korrik.

Komisioni i posaçëm i reformës në drejtësi, pas miratimit nga Kuvendi të ligjit të vetingut më 30 gusht, po punon për miratimin e 6 ligjeve të tjera, ku deri tani janë shqyrtuar tre prej tyre, por vetëm për njërin, p/ligjin për ngritjen e organeve antikorrupsion, opozita ka dhënë konsensus, (ndonëse jo plotësisht), ndërsa ka kundërshtuar dy ligjet e tjerë, atë “për prokurorinë” dhe “për organet e qeverisjes së gjyqësorit”.

Përpjekjeve për gjetjen e konsensusit i shërbeu një ditë më parë dhe takimi mes kryetarit të grupit të LSI-së, Petrit Vasili dhe ambasadorëve Donald Lu(SHBA) dhe Romana Vlahutin (BE), ku në fokus ishin pr/ligjet e reformës kushtetuese.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.