☁️
Tiranë 11°C · Vranët 30 March 2026
S&P 500 6,360 ▼0.13%
DOW 45,338 ▲0.38%
NASDAQ 20,840 ▼0.52%
NAFTA 103.19 ▲3.56%
ARI 4,550 ▲0.58%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $66,768 ▲ +0.62%
S&P 500 6,360 ▼0.13 % DOW 45,338 ▲0.38 % NASDAQ 20,840 ▼0.52 % NAFTA 103.19 ▲3.56 % ARI 4,550 ▲0.58 % S&P 500 6,360 ▼0.13 % DOW 45,338 ▲0.38 % NASDAQ 20,840 ▼0.52 % NAFTA 103.19 ▲3.56 % ARI 4,550 ▲0.58 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Kronika

Shtyhet përsëri seanca gjyqësore ndaj Arber Paplekaj

Seanca gjyqësore ndaj Arber Paplekajt, i akuzuar për vrasjen e  Pjerin Xhuvanit më 21 prill të vitit 2021 është shtyrë këtë të enjte.

Në Elbasan nuk garantohet siguria e personave që marrin pjesë në gjykim dhe nga kjo situatë cënohet vullneti i të pandehurve , dëshmitarëve, ekspertëve, por edhe prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Kjo është kërkesa e ish truprojës së zgjedhjeve Arbër Paplekaj nën akuzë për vrasjen e Pjerin Xhuvanit i cili kërkon transferim të procesit penal në një qytet tjetër. Diçka e tillë ka ndodhur më herët për gjykime të bujshme që nga Tropoja , Vlora dhe Fieri janë gjykuar në Tiranë.

Si argument kryesor të sigurisë Paplekaj përdor paaftësinë e policisë lokale për të parandaluar krime si ai i 21 prillit 2021 . Paplekaj kujton se shtatë policë u morën të pandehur për shpërdorim detyre mbasi gjendeshin në vendngjarje dhe nuk parandaluan të shtënat por dhe nuk identifikuan dot edhe personat që qëlluan me armë zjarri

37 vjeçari këmbëngul se kjo siguri u garantohet dëshmitarëve në çdo gjykatë tjetër përveçse në Elbasan

Argumenti tjetër lidhet me mos transportimin e të dyshuarit nga paraburgimi 302 ku ai mbahet drejt gjykatës së Elbasanit dhe këtë e vërteton me një email të 29 shtatori 2022 të institucionit qëndror të sistemit ponitenciar që përmend se ishte e pamundur ta dorëzonte në gjykatë

Ngjarja ndodhi gjatë fushatës zgjedhore të zgjedhjeve parlamentare ku nga njëra anë i dyshuari Arbër Paplekaj dhe përkrahës të tjerë të PD dhe viktima Pjerin Xhuvani, Mehmet Greca e të tjerë mbështetës të Ps u përplasën  me njëri tjetrin në prani të Policisë derisa konflikti precipitoi me një të vrarë e dy të plagosur. Prokuroria thotë se është qëlluar me dy armë të ndryshme  nga persona ende të paidentifikuar  të cilët gjendeshin në vendngjarje dhe ishin pjesë e të dyja grupimeve

Top Channel

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.