🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 97.79 ▲1.38%
ARI 3,912 ▼1.44%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $76,858 ▼ -1.72% ETH $2,265 ▼ -1.26% XRP $1.2543 ▲ +0.12% SOL $92.2800 ▼ -2.43%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.79 ▲1.38 % ARI 3,912 ▼1.44 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.79 ▲1.38 % ARI 3,912 ▼1.44 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Shtyhet votimi për Ligjin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat në RMV

Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat u shty nga rendi i ditës në seancën e sotme të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, ndërsa opozita shqiptare adresoi kritika ndaj shumicës parlamentare për këtë vendim.

Deputetja e BDI-së, Rina Ajdari, kritikoi kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, për mungesën e tij në seancë.

“Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat ju vetë e keni propozuar, vetë e keni sjellë në Kuvend dhe tash nuk keni fuqi as ta kaloni. T’ju ndihmojmë ne të dalim prej salle dhe vazhdoni këtu, por a e dini ku është problemi? Është te legjitimiteti që neve na e kanë dhënë me votë”, tha Ajdari.

Edhe kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, akuzoi pushtetin se po tenton ta miratojë ligjin në mënyrë jo transparente.

“Këto vonesa bëhen për të përdorur ndonjë formë shantazhi ndaj deputetëve, joshje ndaj deputetëve apo çka? Apo na ndjekin ku jemi e ku s’jemi me kamerat e ‘Safe City’ në mënyrë që pastaj ta kontrabandoni një ligj që është shumë i rëndësishëm për gjithë qytetarët”, deklaroi Sela.

Nga ana tjetër, nënkryetarja e Kuvendit, Vesna Bendevska nga ZNAM, sqaroi se pika nuk është hequr nga rendi i ditës, por është shtyrë në bazë të nenit 170 të Rregullores së re të Kuvendit.

“Pika 8 nuk është mënjanuar nga rendi i ditës, ekziston, vetëm se në përputhje me nenin 170, i cili i jep të drejtë kryetarit ta ricaktojë ditën e votimit pas përfundimit të diskutimit. Është pjesë e rregullores së re që për herë të parë u përdor në këtë Kuvend dhe do të punojmë sipas kësaj rregulloreje”, tha Bendevska.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.