Shumẽ zhurmẽ për ndryshimin e masës së sigurisë së Jamarbër Malltezit

Është praktikë aspak demokratike e SPAK-ut, si institucioni kryesor i Reformës së vonuar të Drejtësisë sonë, që edhe për shkelje qofshin nga më të lehtat ose edhe të dyshuara si të tilla, drejt dhe i fut njerëzit në arrest, duke i mbajtur në mjediset e paraburgimit. Një nga shembujt e shumtë, për të mos thënë më tipiku, ka qenë arrestimi i ish Drejtorit të RTSH-së, zotit Thoma Gëllçi. Me akuzën e çuditshme për shpërdorim detyre ( kur ai jo vetëm nuk kishte dëmtuar shtetin, përkundrazi i kishte kursyer mbi 60000 dollarë) e arrestuan ende pa përfunduar hetimi. E mbajtën pa akuzë afro një vit. E dënuan po një vit, aq sa deshi urdhëruesi VIP i tyre, jashtë mureve të SPAK-ut! .Ka njerëz të tjerë që mbahen në arrest për fakte që dihen dhe nuk mund të ndryshohen nga fajtorët. Për disa janë fakte të ndodhura edhe shumë vite më parë si rasti i ish Kryetarit të Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako i cili paska vepruar gabim që ka firmosur për të dhënë një leje ndërtimi. Ka kërkuar për lehtësimin e masës së arrestit, po zëri i tij ka rënë në veshin e shurdhët të SPAK-ut?! Po kështu zoti Safet Gjici qëndron në burg edhe pse provat e akuzës janë të faktuara dhe nuk mund të prishen ose ndryshohen. Gjithashtu mund të përmendim edhe rastin e Fredi Belerit, Kryetarit fitues të Bashkisë së Himarës që fare mirë, ashtu si edhe ata që përmenda më sipër, mund dhe duhet të gjykohen në gjendje të lirë ose të shumtën të jenë në arrest shtëpie. Shkeljet ligjore të tyre janë shumëfish më të lehta nga ato të Jamarbër Malltezit.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.