☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 89.10 ▲1.02%
ARI 4,199 ▼2.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,468 ▼ -2.02% ETH $1,631 ▼ -2.03% XRP $1.1206 ▼ -2.7% SOL $64.5900 ▼ -1.72%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 89.10 ▲1.02 % ARI 4,199 ▼2.05 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 89.10 ▲1.02 % ARI 4,199 ▼2.05 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Kronika

Si arriti të zbulojë policia “kokën” e grabitjes së biznesmenit Nazmi Çangu në Fushë-Krujë

Policia ka arrestuar një person për grabitjen dhe dhunimin e biznesmenit Nazmi Çangu në Nikël të Fushë-Krujës.
Në prangat e policisë ka rënë Saimir Kuçi. Ai është identifikuar nga ADN-ja e fijeve të flokut në kapelen që policia sekuestroi në vendngjarje, si dhe provat e tjera të mbledhura aty.

Burimet tregojnë se autori është me origjinë nga Laçi dhe jeton në Tiranë. Për arrestimin e tij, policia organizoi pak ditë më parë një operacion në një zonë periferike të kryeqytetit, por në momentin e ndërhyrjes ai i shpëtoi forcave të rendit.

Për disa ditë me radhë, i dyshuari është mbajtur nën vëzhgim për të zbuluar se kush janë personat me të cilët ai ka kryer grabitjen. Nga të njëjtat burime është bërë me dije se Kuçi është arrestuar të enjten në darkë, ndërkohë janë shpallur në kërkim disa persona, mes të cilëve Artan Kurti (Lleshi), i cili dyshohet si kreu i grupit kriminal.

Lleshi, sipas policisë, rezulton të jetë i skeduar në fushën e grbitjeve. Ai nuk është gjetur gjatë kontrolleve nga policia në banesën e tij.

Gjykata e Krujës kishte firmosur dhe autorizuar kontrollin e 7 banesave dhe janë shoqëruar dhe disa persona të tjerë, për të cilët nuk është vendosur nëse do të mbahen apo do të lirohen.

Gjatë kontrollit të këtyre banesave, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar: 14 telefona, një palë pranga, armë të ftohta, lëndë narkotike, 1 bllokues valësh, pajisje elektronike, detektor për kërkim sendesh të çmuara, një maskë bashkë me doreza, ora të markave të ndryshme me vlerë, bizhuteri floriri, koleksion monedhash (60 monedha të vjetra të shteteve të ndryshme).

Theksojmë se në banesën e Saimir Kuçit, janë gjetur bllokues valësh dhe drogë.

Vila e biznesmenit Nazmi Çangu në Nikël të Fushë-Krujës u grabit mbrëmjen e 24 tetorit nga persona të maskuar dhe armatosur rëndë.

Grabitësit mbyllën në një nga dhomat e banesës gruan dhe fëmijët e biznesmenit dhe më pas e torturuan atë me qëllim që t’i tregonte çelësin e kasafortës.

Pas 3 orësh dhunë dhe terror, 10 grabitësit mundën të merrnin para kesh dhe florinj, që arrijnë vlerën e mbi 100 mijë eurove.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.