🌤️
Tiranë 15°C · Kryesisht kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,590 ▲0.51%
DOW 46,398 ▲0.59%
NASDAQ 21,922 ▲0.74%
NAFTA 90.03 ▼2.51%
ARI 4,560 ▲3.58%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $70,899 ▲ +1.45% ETH $2,161 ▲ +1.07% XRP $1.4087 ▲ +0.46% SOL $91.8200 ▲ +2.26%
S&P 500 6,590 ▲0.51 % DOW 46,398 ▲0.59 % NASDAQ 21,922 ▲0.74 % NAFTA 90.03 ▼2.51 % ARI 4,560 ▲3.58 % S&P 500 6,590 ▲0.51 % DOW 46,398 ▲0.59 % NASDAQ 21,922 ▲0.74 % NAFTA 90.03 ▼2.51 % ARI 4,560 ▲3.58 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Politika

Si do funksionojë partia e Ben Blushit dhe kush janë emrat e parë që janë afruar

Ben Blushi mblodhi sonte në mbrëmje për herë të parë atë që do të jetë bërthama e Partisë së tij të re.

Vetëm pak ditë pas zyrtarizimit të pritshëm të largimit nga Partia Socialiste, pjesë e së cilës ishte që nga viti 1998, Blushi ka mbledhur rreth vetes emra të njohur që do të jenë pjesë e kryesisë së Partisë që ai drejton.

Partia e Blushit do të konfirmohet në datën 10 nëntor, ndërkohë që mësohet se emri i Partisë do të zgjidhet pas konsultimeve kolektive. Statuti i Partisë së Blushit do të quhet “Libri i Rregullave”. Ndërsa kryesia do të quhet “Bërthama” dhe do të përbehet nga 21 anëtarë, të cilët do të zgjidhen pas zgjedhjeve nëpër rrethe.

Për “Opinion.al” bëhet e ditur se funksionimi i Partisë së Blushit do të jetë në bazë të organizimit kapilar, nga baza ose anëtarësia që do të quhet “Forum” deri tek Kryetari.

Një nga risitë është se kryetarët nëpër rrethe nuk do të kenë më shumë se dy mandate.

Një nga emrat e parë që i janë bashkuar Partisë së Blushit do të jetë tenori i mirënjohur Agim Hushi, i cili së fundmi hodhi kandidaturën për drejtues të Teatrit të Operas dhe Baletit. Ndërkohë që siç është mësuar kësaj partie I është bashkuar në orët e fundit edhe Mimoza Hafizi, deputete dhe ish zv/ ministre e Arsimit.

Po kështu në Partinë e Blushit priten të zbardhen edhe emra të tjerë nga bota akademike si edhe shumë emra të rinj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.