☁️
Tiranë 9°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,594 ▲1.34%
DOW 46,286 ▲1.56%
NASDAQ 21,988 ▲1.57%
NAFTA 88.52 ▼9.88%
ARI 4,412 ▼3.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $70,743 ▲ +3.73% ETH $2,156 ▲ +4.55% XRP $1.4364 ▲ +3.74% SOL $91.4100 ▲ +5.25%
S&P 500 6,594 ▲1.34 % DOW 46,286 ▲1.56 % NASDAQ 21,988 ▲1.57 % NAFTA 88.52 ▼9.88 % ARI 4,412 ▼3.57 % S&P 500 6,594 ▲1.34 % DOW 46,286 ▲1.56 % NASDAQ 21,988 ▲1.57 % NAFTA 88.52 ▼9.88 % ARI 4,412 ▼3.57 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Politika

Si do të votojmë në 2017? PD: Elektronikisht. PS: Duhen garanci

Në platformën e Partisë Demokratike për zgjedhje të lira e të ndershme, përdorimi i teknologjisë zë vendin kryesor.

“Identifikimi biometrik i zgjedhësve, votimi elektronik dhe tabulimi, nxjerrjes së rezultatit në mënyrë të menjëhershme pa patur nevojë të numërimit të fletëve të votimit në qendra të përqendruara. Pjesa e votimit elektronik është një çështje themelore në këtë platformë”, deklaroi përfaqësuesi demokrat, Oerd Bylykbashi.

Mazhoranca nuk u shpreh kundër në parim, por vendosi në vend të parë garancitë që duhen për procesin, në një vend, ku mosbesimi politik është i madh, kur dy projekte pilot dështuan para zgjedhjeve të 2013-ës dhe kur votimi elektronik nuk ka ndodhur kurrë.

“Në parim jemi plotësisht dakort dhe nuk kam asnjë vërejtje për votim dhe numërim elektronik, por duhet një garanci absolute nga ekspertët apo firma që do të vijë të na thotë që kjo ka mundësi të bëhet”, deklaroi Fino.

A mund të zbatohet një projekt pilot?

“Pse jo edhe në një apo dy qarqe pilot, por nëse e realizojmë është një gjë shumë pozitive”, thotë Fino.

“Vetëm piloti nuk zgjidh problemin. Piloti në qarqe të caktuara. Mjafton një qark i pambuluar nga teknologjia në votim që të manipulohen zgjedhjet dhe të manipulohet rezultati”, deklaron Bylykbashi.

Demokratët thonë se nëse palët bien dakord për votimin dhe numërimin elektronik, kjo pjesë në kod duhet të miratohet brenda këtij sesioni, një kohë e cila përkon me kohën kur Parlamenti duhet të shprehet edhe për reformën në drejtësi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.