☀️
Tiranë 11°C · Kthjellët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $73,670 ▲ +0.76% ETH $2,316 ▲ +2.86% XRP $1.3702 ▲ +0.68% SOL $85.9500 ▲ +0.67%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Keshilla

Si mund ta kuroni shëndetin me ujë

Trupi njerëzor, në pjesën më të madhe të tij, përbëhet nga uji: deri në 75-80% te të sapolindurit, ndërsa përmbajtja e tij ka tendencë të ulet me kalimin e moshës. Në fakt, te një mashkull i rritur, përqindja e ujit e gjendur në organizëm është rreth 60% dhe 55% në rastin e një femre. Mbajtja e duhur e hidratimit, pirja më e shumtë e ujit, ngrënia e ushqimeve të duhura dhe bërja e banjave rigjeneruese e bën lëkurën më të lëmuar dhe të shkëlqyeshme, përmirëson problemet e mbajtjes së ujit dhe ka efekte pozitive në metabolizëm. Zbuloni udhërrëfyesin e përditshëm për një kurë bukurie me bazë ujin.

  1. Sapo zgjoheni

Gjatë natës, organizmi humb kripëra minerale të rëndësishme, ja sepse në mëngjes është mirë të kultivoni zakonin e mirë të një gote me ujë sapo zgjoheni. Me stomakun bosh kjo gjë do ta bënte edhe më mirë efektin për një mirëfunksionim të zorrëve.

  1. Metabolizmi në formë

A e dini se uji mund të jetë një ndihmë për këdo që ndjek një dietë dobësuese? Sipas disa studimeve, pirja e ujit ka efekte pozitive në metabolizëm dhe e ndihmon trupin të eliminojë toksinat.

  1. Ushqime? Po!

Mos harroni se çdo ushqim shfaq një përmbajtje pak a shumë të lartë të ujit. Por cilat janë ushqimet që duhen privilegjuar? Preferoni sallatat e perimeve dhe frutave, edhe në versionin e shtrydhur.

  1. Ilaçe natyrale

Një zakon i mirë që duhet të ndiqni është pirja e vazhdueshme e ujit edhe gjatë kohës kur jeni në punë, në mënyrë që të merrni kripërat minerale të nevojshme, kështu do të luftoni simptomat e lodhjes dhe do të eliminoni dhembjen e kokës. Pirja e ujit është një strategji tepër e mirë, edhe në rastin kur gjendeni në një ambient me pak ajër.

  1. Përpara vakteve

Sipas të dhënave të një sondazhi të kryer në Gjermani, pirja e disa gotave ujë përpara vakteve, kontribuon pozitivisht në procesin e dobësimit dhe favorizon ndjesinë e ngopjes. Përse mos ta provoni? Për kënaqësi mund t’i shtoni një lugë uthull: sipas studimeve, kjo gjë ka një efekt detoksifikues dhe ndihmon këdo që është në dietë.

  1. Strategjia

Ju ndodh të harroni të pini ujë? Bëjeni zakon marrjen gjithmonë me vete të një shisheje të vogël me ujë ose akoma më mirë të një termosi të vogël të mbushur me çaj bimor, të çfarëdoshëm.

  1. Mënyra e duhur

Nëse e keni zakon të pini shumë ujë përnjëherësh, atëherë mos e bëni më! Për të favorizuar hidratimin e trupit dhe për të ndihmuar pastrimin e organizmit është e preferueshme të pini ujë herë pas here dhe nga pak. Kjo gjë nuk do ta rëndojë as funksionimin e veshkave.

  1. Bëni banjë termale

Kurë uji … brenda dhe jashtë! Të mirat e ujit termal (të nxehtë) janë të shumta, që nga lëkura deri te nyjat e kockave. Vlerat terapeutike të mikroelementeve mund të kurojnë patologji të ndryshme, pa marrë parasysh faktin këtu se futja në ujin e nxehtë natyral është një mrekulli më vete, e cila jep efekt relaksues dhe rigjenerues.

  1. Vakte inteligjente

Shtojuni pjatave tuaja përmbajtjen e ujit: përveç ndjesisë së shijshme, ju do të ndiheni të lehtë, sidomos në këtë sezon, duke ju krijuar rehati, por sigurisht pa mungesa kalorish. Për shembull, supat e llojeve të ndryshme janë shumë të lehta për t’u gatuar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.