☀️
Tiranë 23°C · Kthjellët 09 August 2026
S&P 500 7,758 ▲0.62%
DOW 54,037 ▲0.28%
NASDAQ 26,691 ▲1.3%
NAFTA 78.18 ▲1.15%
ARI 4,400 ▲2.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122
₿ CRYPTO
BTC $64,834 ▼ -0.14% ETH $1,915 ▲ +0.12% XRP $1.0360 ▲ +0.52% SOL $75.9800 ▲ +2.73%
S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.18 ▲1.15 % ARI 4,400 ▲2.33 % S&P 500 7,758 ▲0.62 % DOW 54,037 ▲0.28 % NASDAQ 26,691 ▲1.3 % NAFTA 78.18 ▲1.15 % ARI 4,400 ▲2.33 %
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8569 EUR/CHF 0.9344 EUR/ALL 93.2155 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3391 EUR/TRY 55.1236 EUR/JPY 182.40 EUR/CAD 1.6122
09 Aug 2026
Breaking
Politika

“Si Rrapush Xhaferri…”, Berisha në SPAK, akuza Altin Dumanit: Ka mashtruar për vilën ku banon!

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është paraqitur këtë të hënë, 18 maj, pranë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në kuadër të zbatimit të masës së sigurisë “Detyrim paraqitjeje” lidhur me dosjen “Partizani”.

Në një prononcim për mediat, Berisha ka vijuar me akuzat e tij ndaj ish-kreut të SPAK-ut, Altin  Dumani, duke e akuzuar se ka bërë deklarim të rremë të pasurisë së tij, në formularët e ILDKPI-së, për të kaluar procesin e Vettingut.

“Unë jam këtu për një denoncim tjetër, denoncim të ri, i cili fakton se Altin mashtruesi, Altin Troplini ka mashtruar gjithçka lidhur me vilën ku banon.

Ky njeri që kryeson Vettingun tani, është i padenjë për asnjë funksion, përveçse në bankën e akuzës.

Sot, do t’ju tregoj për vilën ku banon Altin Troplini, që nëse ju bëni një kontroll të intervistave të tij, ai thotë se unë banoj aty dhe se në dokumentet shtetërore ka deklaruar se vila është ndërtuar pothuajse e tëra para martesës me bashkëshorten e tij aktuale, në mënyrë që askush mos të mund të lidhë ndërtimin e vilës me dhëndurin. Pra Altini është bërë dhëndër aty në atë familje, pasi ishte ndërtuar vila dhe nëse dikush do thonte se aty është ndërtuar vila pas martese, të thuhej se është mashtrim.

Kur u bë Vettingu i Altin Troplinit, prindërit e bashkëshortes paraqitën një deklaratë noteriale, ku deklarojnë se paratë për ndërtimin e vilës i kanë marrë nga misionari G.B. E kuptoni ju, bamirësi i madh si puna e Rrapush Xhaferrit.”, tha Berisha.

Ndërsa tregonte deklaratat noteriale para gazetarëve, lideri demokrat tha se Dumani në disa aspekte, “ia kalon edhe Irena Gjokës”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.