☁️
Tiranë 20°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 104.08 ▲2.04%
ARI 3,978 ▼1.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,456 ▼ -3.33% ETH $2,234 ▼ -3.85% XRP $1.2471 ▼ -3.33% SOL $96.5300 ▼ -3.72%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 104.08 ▲2.04 % ARI 3,978 ▼1.34 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 104.08 ▲2.04 % ARI 3,978 ▼1.34 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Si u pezullua koncensioni për pompat e karburanteve? Zvicerianët nxjerrin zbuluar qeverinë

Komisioni i Prokurimit Publik pezulloi tenderin për koncesionin e kontrollit të pompave në stacionet e karburanteve.

Vendimi për të pezulluar nismën e shumëpërfolur të qeverisë është marrë pas ankesës së një kompanie private nga Zvicra.

Në ankesë, kompania zvicerane pretendon se procedura e ndjekur nga qeveria për të dhënë me koncesion këtë shërbim është e jo transparente dhe e paligjshme, duke çuar praktikisht në paracaktimin e fituesit pa lejuar garë.

Për këtë arsye, Komisioni i Prokurimeve Publike, ka urdhëruar ministrinë e Financave të pezullojë menjëherë tenderin dhe të vërë në dispozicion të Komisionit informacione shtesë për të gjitha pretendimet e ngritura nga kompania.

Tenderi për të dhënë me koncesion kontrollin e pompave të karburanteve u shpall nga ministria e Financave dy javë më parë dhe ishte parashikuar të zhvillohej në 18 tetor. Ky koncesion, ka ardhur si propozim i pakërkuar nga kompania Noa Control, e cila është shpërblyer nga qeveria me 10 për qind të pikëve duke qenë e avantazhuar në tender.

Aktualisht kontrolli i pompave në stacionet e karburanteve kryhet nga Drejtoria e Metrologjisë. Për këtë kompanitë e karburanteve paguajnë rreth 100 euro në vit për çdo pompë, që kanë në stacionet e tyre.

Tenderi i qeverisë ia kalon këtë shërbim në kushte monopol një kompanie private, e cila pritet që në 20 vitet e koncesionit të fitojë mbi 50 milionë euro nga kjo kontratë dhe të kryejë vetëm 500 mijë euro investime.

1 Koment

  • Aktualitet Koncesioni i pompave të naftës, gjykata anulon vendimin 27 Maj 2019, 20:55

    Gjykata Administrative vendosi anulimin e vendimit të Komisionit të Prokurorimeve Publike dhe riberjen e kritereve të Koncesionit të pompave të naftës. Ishte gjykatësja Nafije Hasko ajo që dha vendimin i cili do të zbardhet pas disa ditësh. Për here të parë një Gjykatës jep një vendim të tillë në Shqipëri.

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.