Kuriozitete
Sidney, luani ka frikë nga uji, kujdestari i mëson notin
Një nga kujdestarët e parkut natyral Wild Animal Encounters, në Sidney të Australisë kërkon që t’i mësojë notin këlyshit të luanit.Ben Britton po bën gjithçka që luani 8 muajsh të hyjë dhe dalë nga uji sa herë që të ketë dëshirë.Felini i quajtur Mal ka frikë prej ujit dhe nuk arrin që të futet në lumë.Mal u braktis nga nëna e tij dhe kështu që Ben është bërë si një baba për atë.Luani i vogël e ndjek kudo që shkon dhe Ben nuk ka frikë që ta përqafojë, ndonëse është një kafshë e egër dhe e frikshme.