🌤️
Tiranë 7°C · Kryesisht kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,826 ▼ -1.58% ETH $2,226 ▼ -0.98% XRP $1.3357 ▼ -1.45% SOL $82.7300 ▼ -2.44%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Kronika

Sinoptikanët: Kur largohet i ftohti siberian dhe nis përmirësimi i motit

Edhe nesër shqiptarët do të duhet të përballen me temperaturat disa gradë nën zero, ndërsa nga e marta do të nisë edhe rritja e tyre.

Sinoptikania Lajda Porja tha për News24 e BalkanWeb se sot ka pasur një rënie tjetër të ndjeshme të temperaturave që do të vijojë edhe ditën e nesërme.

Ajo tha se në të gjithë territorin temperaturat janë në vlera negative.

“Sot ka patur një rënie e ndjeshme temperaturash edhe në krahasim me dje. Edhe nesër do të jetë e njëjta situatë. I gjithë territori në vlera negative. Maksimalja është 1 apo 2 gradë. Sot do të jetë një ditë e ftohtë por pa reshje. Nga e hëna do të ketë një rritje të lehtë të temperaturave që do të vijojë edhe në ditët e tjera të javës së ardhshme. Dita e hënë do të ketë rritje me 2-3 gradë por që nuk është ndjeshme në zonat malore. Diçka më e ndjeshme do të jetë rritja në Ultësirën Perëndimore. Nuk priten reshje por temperaturat do ngelen të ulëta. Nga e marta deri në fundjavë pritet që temperaturat të jenë të ulëta por tipike të dimrit. Ngricat do mbeten prezente për ditë me radhë. Temperaturat në kryeqytet, -6 parashikohet për Tiranën, -16 në zonat malore”, tha Porja.

Prej vitesh Shqipëria nuk ishte përballur me temperatura të tilla që sollën madje borë edhe në vende bregdetare si Durrësi apo në Ultësirën Perëndimore si Fieri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.