☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 06 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.16 ▲0.56%
ARI 4,675 ▼0.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,312 ▲ +3.88% ETH $2,137 ▲ +4.94% XRP $1.3449 ▲ +3.46% SOL $82.0700 ▲ +2.83%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.16 ▲0.56 % ARI 4,675 ▼0.09 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.16 ▲0.56 % ARI 4,675 ▼0.09 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Bota

Siri, 15 viktima e dhjetëra të plagosur nga bombardimet në Aleppo

Të paktën 15 persona raportohen të jenë vrarë dhe dhjetëra të tjerë të jenë plagosur pas një serie sulmesh ajrore mbi zonat e kontrolluara nga rebelët në qytetin sirian të Aleppos. Njëri prej këtyre bombardimeve goditi edhe spitalin “Bayan”, në lagjen lindore të Shaarit, bëjnë të ditur aktivistë dhe grupe monitoruese të luftës civile në Siri.

Pamjet nga vendngjarja të kapura pas ngjarjes tregojnë trupat e të pajetëve të shtrirë nëpër rrugë, por edhe teksa nxirren nga rrënojat e ndërtesave ende duke u djegur. Ende nuk është e qartë se kush është përgjegjësi i këtyre sulmeve, por dihet që forcat qeveritare besnike të Presidentit Bashar al-Assad po tentojnë prej kohësh të marrin kontrollin e qytetit të përçarë.

Në një fjalim sfidues gjatë së martës, Bashar al-Assadi premtoi se do të merrte “çdo centimetër” të territorit të vendit nga kundërshtarët e tij. Aleppo, – tha ai, – do të jetë “varri ku shpresat dhe ëndrrat” e Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan (një mbështetës i flaktë i rebelëve), do të varrosen.

Fjalimi përpara Parlamentit të sapozgjedhur sirian ishte i pari i Assadit që prej bisedimeve jo të drejtpërdrejta të ndërmjetesuara nga Kombet e Bashkuara për arritjen e paqes, dështuan gjatë muajit prill në Gjenevë.

Aleppo, dikur kryeqendra tregtare dhe industriale e Sirisë, është përçarë që prej vitit 2012 mes forcave qeveritare që kontrollojnë perëndimin, ndërsa fraksionet rebele që kontrollojnë lindjen. Por gjatë muajve të fundit, forcat qeveritare të mbështetura prej sulmeve ajrore ruse thuajse i kanë rrethuar zonat e kontrolluara prej rebelëve, duke ndërprerë edhe një prej dy rrugëve kryesore të tyre drejt Turqisë.

Beteja në këtë qytet çoi edhe në prishjen e armëpushimit të negociuar nga Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, me këta të fundit që mbështesin opozitën, në fund të muajit shkurt.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.