🌤️
Tiranë 21°C · Kryesisht kthjellët 08 April 2026
S&P 500 6,617 ▲0.08%
DOW 46,584 ▼0.18%
NASDAQ 22,018 ▲0.1%
NAFTA 93.15 ▼17.53%
ARI 4,829 ▲3.08%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,724 ▲ +5.23% ETH $2,251 ▲ +8.32% XRP $1.3789 ▲ +5.85% SOL $84.4500 ▲ +7.17%
S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 93.15 ▼17.53 % ARI 4,829 ▲3.08 % S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 93.15 ▼17.53 % ARI 4,829 ▲3.08 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Bota

Siri, forcat e Assadit kanë përdorur gaz klorin në Aleppo

Forcat qeveritare siriane akuzohen se kanë përdorur gaz klorin gjatë sulmit mbi një lagje të qytetit të Aleppos të kontrolluar nga rebelët.

Aktivistë lokalë thonë se, helikopterë qeveritarë lëshuan mbi banorët e lagjes lindore të “al-Sukharit” bomba thërrmuese të mbushura me elementin toksik, që vranë të paktën një person dhe u shkaktoi probleme të mëdha në frymëmarrje dhjetëra të tjerëve. Të prekurit janë gati 100, shumë prej tyre fëmijë.

“Mund të jenë ndoshta 50 fëmijë, nuk e di. Vëllai im u vogël ra në tokë e përpëlitej, nuk merrte dot frymë, po mbytej. Ne të tjerëve na thanë të mbulonim fytyrat me peshqir të lagur”, tha një person i paidentifikuar.

Simptomat e personave të paraqitur për ndihmë në spital ishin të njëjta me ato të përjetuara edhe në të kaluarën nga sulme me bazë klorin. Videot e postuara në disa media sociale tregojnë ndërtesa të shkatërruara në zonë e njerëz me maska oksigjeni në fytyrë.

Një hetim i OKB-së muajin e kaluar doli në përfundimin se qeveria siriane e kishte përdorur gazin klorin në të paktën dy raste, por regjimi i Bashar al-Assadit e mohon me forcë të ketë përdorur ndonjëherë armë kimike gjatë konfliktit të mundimshëm 5-vjeçar.

Ngjarja e Aleppos vjen në kohën kur udhëheqës opozitarë sirianë përgatiten të takohen në Londër me qëllim prezantimin e një plani të ri për tranzicion politik, i cili t’i japë fund luftës civile. Të pranishëm në takim do të jenë dhe ministrat e Jashtëm të vendeve të grupit “Miqtë e Sirisë”, të cilët kanë mbështetur rebelimin kundër Assadit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.