☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 06 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 111.52 ▼0.02%
ARI 4,658 ▼0.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,079 ▲ +2.91% ETH $2,128 ▲ +3.48% XRP $1.3376 ▲ +1.81% SOL $82.0100 ▲ +1.81%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 111.52 ▼0.02 % ARI 4,658 ▼0.46 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 111.52 ▼0.02 % ARI 4,658 ▼0.46 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Bota

Siri, mbi 65 të vdekur nga një seri shpërthimesh në qytetet bregdetare

Mbi 60 persona besohen të kenë vdekur pas plot 7 shpërthimesh që kanë shënjestruar disa vendndodhje të qyteteve bregdetare të Jablehut dhe Tartusit, të dyja në provincën e Latakias në Siri, sipas raportimeve më të fundit mediatike ruse. Këto vendndodhje ndodhen shumë pranë bazave ushtarake ruse, konkretisht bazës ajrore Khmeimim si dhe bazës detare në Tartus.

Raportime të pakonfirmuara bëjnë të ditur se numri i viktimave nga sulmet në seri në të dy qytetet mund të shkojë deri të paktën 110 persona. Grupi islamik Ahrar ash-Sham al-Islamiyya ka marrë përsipër përgjegjësinë për shpërthimet në Jableh dhe Tartus.

Sipas medias “Ikhbariya TV”, ka pasur të paktën 3 shpërthime në Jableh, pranë terminalit lokal hekurudhor. “Ria Novosti” raporton për një shpërthim të katërt në një njësi emergjencash pranë një spitali lokal. Shpërthimet kanë lënë të paktën 45 viktima sipas burimeve policore në këtë qytet.

Jableh duket se është vënë nën objektivin e bombardimeve me zjarr murtajash, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve “SANA”. Pamje që qarkullojnë nëpër media sociale tregojnë shtëllunga tymi mbi Jableh, si dhe disa automjete të shkatërruara e të djegura.

Ndërkohë, 3 shpërthime të tjera janë raportuar në zonën rezidenciale të qytetit tjetër bregdetar, Tartus, sipas dëshmitarëve të “Ria Novosti”. Atje besohet të kenë vdekur të paktën 20 persona, sipas burimeve policore.

Sipas televizionit shtetëror sirian, njëri prej shpërthimeve në Tartus ka qenë një autobombë, ndërsa tjetra është shkaktuar nga një kamikaz që ka hedhur veten në erë.

Të dy qytetet e shënjestruara nga sulmet e së hënës janë shumë pranë ambienteve të përdorura nga “task forca” ruse në Siri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.