☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 09 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW 47,910 ▲2.85%
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 99.17 ▲5.04%
ARI 4,765 ▼0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $71,347 ▼ -0.26% ETH $2,194 ▼ -2.33% XRP $1.3340 ▼ -3.63% SOL $82.6100 ▼ -2.39%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 99.17 ▲5.04 % ARI 4,765 ▼0.26 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 99.17 ▲5.04 % ARI 4,765 ▼0.26 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Kronika

Sirianët me sytë nga kufiri shqiptar: Do presim deri më 18 mars

Pas tragjedisë së ndodhur në kufirin greko-maqedonas, ku tre refugjatë humbën jetë në përpjekje për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin, Shqipëria bëhet gjithnjë e më shumë një opsion për kalimin e tyre në rrugën drejt Europës, të paktën për refugjatët që ndodhen në Konicë.

Të kontaktuar nga Top Channel, ata shprehen se pas asaj që ka ndodhur në kufirin greko-maqedonas, shpresat e tyre për të vijuar rrugën kalojnë vetëm nga Shqipëria.

“Disa prej nesh donin të ikin në Maqedoni pasi qarkullonin zëra se është hapur kufiri, por më pas mësuam për atë që kishte ndodhur si dhe për kushtet në të cilat bashkatdhetarët tanë janë atje. Kemi frikë të ndërmarrim atë udhëtim pasi nuk kemi asnjë shpresë. Siç e kemi thënë dhe më parë, ne do të presim deri në datë 18 mars, kur të mblidhet samiti, e nëse sërish nuk vendoset asgjë lidhur me fatin tonë, ne do udhëtojmë në këmbë drejt kufirit shqiptar, ku shpresojmë që qeveria shqiptare të na ndihmojë që të mos kemi më vuajtje e të kalojmë në Europë”, u shpreh në një bisedë telefonike Mahmud, një nga refugjatët sirianë të ndodhur në Konicë.

Sic shihet dhe nga këto foto të sjella nga Top Channel, situata në kamp vijon të jetë e qetë, me shpresën e lajmeve të reja për vijimin e rrugës së refugjatëve sirianë në drejtim të vendeve të Europës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.