🌤️
Tiranë 12°C · Kryesisht kthjellët 21 Nëntor 2026
S&P 500 6,910 ▼3.7%
DOW 48,147 ▼1.93%
NASDAQ 22,618 ▼5.28%
NAFTA 83.41 ▲1.18%
ARI 3,515 ▼4.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
₿ CRYPTO
BTC $60,342 ▲ +3.83% ETH $1,687 ▲ +5.44% XRP $0.9365 ▲ +4.03% SOL $70.8100 ▲ +3.77%
S&P 500 6,910 ▼3.7 % DOW 48,147 ▼1.93 % NASDAQ 22,618 ▼5.28 % NAFTA 83.41 ▲1.18 % ARI 3,515 ▼4.62 % S&P 500 6,910 ▼3.7 % DOW 48,147 ▼1.93 % NASDAQ 22,618 ▼5.28 % NAFTA 83.41 ▲1.18 % ARI 3,515 ▼4.62 %
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
21 Nën 2026
Breaking
Bota

Sisteme elektronike dhe raketa, Greqia negocion marrëveshje të reja armësh me Izraelin

Greqia dhe Izraeli po diskutojnë marrëveshje të reja bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, me një vlerë që mund të arrijë deri në 1 miliard euro. Në fokus të negociatave janë sistemet e luftës elektronike, raketat me rreze të gjatë veprimi dhe zgjerimi i qendrës së stërvitjes së Forcave Ajrore greke në Kalamata, e cila menaxhohet nga kompania izraelite ELBIT.

Sipas gazetës greke “Kathimerini”, një prej çështjeve kryesore është zgjerimi i qendrës së trajnimit të pilotëve në Kalamata, e cila funksionon mbi bazën e një marrëveshjeje 20-vjeçare të nënshkruar në vitin 2021 me kompaninë izraelite. Qendra ofron aktualisht rreth 7 mijë orë trajnimi në vit me avionët T-6 dhe 3 500 orë të tjera me avionët reaktivë M-346.

Kërkesa për trajnim është rritur, ndërsa disa vende arabe kanë shprehur interes për të përdorur kapacitetet e kësaj qendre. Edhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë propozuar një angazhim shumëvjeçar. Për të përballuar kërkesën, nevojiten më shumë avionë, simulatorë dhe instruktorë, si dhe financime shtesë.

Megjithatë, Athina dhe pala izraelite kanë mosmarrëveshje për koston e zgjerimit. Greqia nuk dëshiron të paguajë më shumë se 50 deri në 70 milionë euro, ndërsa propozimi fillestar izraelit ishte 280 milionë euro. Negociatat vijojnë, ndërkohë që Greqia ka shpenzuar tashmë më shumë se 1.5 miliardë euro për këtë qendër, në kuadër të marrëveshjes së vitit 2021.

Një tjetër drejtim i rëndësishëm i bashkëpunimit janë sistemet e luftës elektronike. Sipas “Kathimerini”, diskutimet kanë avancuar dhe përqendrohen te pajisjet kundërmasë elektronike dhe sistemet që synojnë neutralizimin e tyre. Greqia kërkon të përfitojë nga teknologjia izraelite për të zhvilluar kapacitete të përshtatura me nevojat e saj të sigurisë.

Paralelisht, vijojnë bisedimet me kompaninë Israel Aerospace Industries për blerjen e raketave të artilerisë me rreze të gjatë veprimi LORA, të cilat kanë një rreze veprimi deri në 400 kilometra.

Këto negociata vijnë në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ushtarak mes dy vendeve, pas marrëveshjes së madhe prej 3 miliardë eurosh të nënshkruar në gusht 2026 për projektin e mbrojtjes ajrore “Mburoja e Akilit”. Në bazë të saj, Izraeli do të furnizojë Greqinë me sisteme të avancuara të mbrojtjes kundërajrore dhe kundër raketave balistike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.