☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,560 ▼ -1.65% ETH $2,213 ▼ -1.09% XRP $1.3286 ▼ -1.51% SOL $82.2600 ▼ -2.42%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Kronika

Situata e rëndë prej dëborës, ushtria ndërhyn në Kukës

Një divizion i ushtrisë, së bashku me disa mjete është vënë në dispozicion të Bashkisë së Kukësit.

Ka qenë vetë kryebashkiaku Bashkim Shehu që i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama gjatë një bisede telefonike, ndihmë për të përballuar situatën.

Në dispozicion të Bashkisë së Kukësit është vënë edhe një fadromë dhe një gjenerator që do bëjë furnizimin me energji të njësisë vendore.

Fadroma dhe mjetet e rënda të ushtrisë kanë nisur nga puna në zonat e thella të qytetit verior për të hapur rrugët e bllokuara nga reshjet intensive të borës.

Ndërkohë nga moti i keq dhe erërat e forta, i gjithë Kukësi është pa energji elektrike që prej orës 13:00 të ditës së enjte, si pasojë e një defekti në linjat e transmetimit të energjisë, 110 kilovolt në Krumë të Hasit.

Specialistët e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike dhe Operatorit të Sistemit të Transmetimit kanë mbërritur në vendin ku ka ndodhur defekti, por deri tani nuk është bërë i mundur riparimi.

Temperaturat deri në minus 10 gradë nuk kanë favorizuar elektricistët të cilët janë detyruar që të ndërpresin punën për shkak të të ftohtit të madh.

Bora arrin në 1 metër, duke lënë të bllokuar dhjetëra Njësi Administrative në Kukës, Has e Tropojë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.