Te ndryshme

Sjelljet që janë ngjitëse për njeriun

Mendjet tona janë të ndërtuara në mënyrë të tillë që të priren drejt socializimit dhe krijimit të lidhjeve me persona të tjerë. Mimikat dhe aksionet që ne shikojmë tek individët përreth janë mënyra natyrale që ne të rrisim ndjeshmërinë me ta dhe të krijojmë një ide se si ndihen të tjerët

Disa lloje sjelljesh, si e qeshura apo hapja e gojës mund të jenë shumë të thjeshta për t’u imituar. Madje të tilla mimika mund të na kapin më shpejt se sa një grip, i cili qarkullon në zyrë. “Sjellja ngjitëse” është një fenomen mjaft i njohur në psikologji.

Mendjet tona janë të ndërtuara në mënyrë të tillë që të priren drejt socializimit dhe krijimit të lidhjeve me persona të tjerë. Mimikat dhe aksionet që ne shikojmë tek individët përreth janë mënyra natyrale që ne të rrisim ndjeshmërinë me ta dhe të krijojmë një ide se si ndihen të tjerët.

Ndoshta, sjellja më infektuese është hapja e gojës. Madje edhe qentë kur shikojnë llojin e tyre që hap gojën, në mënyrë të pandërgjegjshme e imitojnë. Një formë e tillë sjellje është shenjë e ndjeshmërisë dhe lidhjes sociale.

Marrja e risqeve

Kjo mund të shpjegojë se përse disa grupe adoleshentësh bëjnë disa veprime të çmendura. Marrja e risqeve është infektuese.

Një studim i ri, i ndërmarrë nga neuroshkencëtarët e Institutit Teknologjik të Kalifornisë, ka zbuluar se pasi ne shikojmë të tjerët që nisin të ndërmarrin aktivitete të rrezikshme si p.sh., luajtja në baste sportive në shuma të mëdha monetare, ne e imitojmë, ose kemi një prirje shumë të madhe për të marrë rreziqe të ngjashme.

“Fillimisht, zbulimet tona përcaktojnë kuptimin në atë se si marrja jonë e rreziqeve mund të influencohet nëpërmjet vëzhgimit të të tjerëve në mënyrë pasive”, tha Shinsuke Suzuki për “LiveScience”, një kërkues post-doktoral në neuroshkencë dhe bashkautor i studimit.

Hapja e gojës

Ndoshta sjellja më infektuese e mundshme është hapja e gojës. Kur ti hap gojën, pasi këtë gjë e ka bërë miku yt, kjo tregon një lidhje ndjeshmërie dhe një formë afërsie sociale. Por ka një tip personi plotësisht imun ndaj kësaj mënyre sjelljeje infektuese. Një studim i bërë vitin e shkuar arriti në përfundimin se psikopatët, personalitetet e të cilëve janë të paaftë që të përjetojnë ndjeshmëri, nuk “kapen” nga hapja e gojës ashtu si pjesa tjetër e jona.

E qeshura

Të gjithë e kemi parasysh atë moment kur në grupin tonë, një person nis të qeshë, e më pas të gjithë na kap kjo “sëmundje” e fillojmë të mbajmë barkun me dorë, pa e ditur edhe vetë arsyen. Sipas shkencës, truri ynë i përgjigjet tingullit që e qeshura shkakton dhe automatikisht edhe ne nisim të qeshim. Nuk ka rëndësi se barsoleta nuk është dëgjuar apo ti nuk ishe pjesë e bashkëbisedimit.

“Me sa duket, është absolutisht e vërtetë thënia qesh dhe gjithë pjesa tjetër e botës do qeshë me ty”, u shpreh Sophie Scott, një neuroshkencëtare në Universitetin e Londrës, dhe një nga studiueset e këtij punimi. “Ne prej disa kohësh dimë që kur i flasim dikujt, shpesh pasqyrojmë sjelljet e tyre, kopjojmë fjalët që ata përdorin dhe imitojmë veprimet që bëjnë. Tani kemi treguar se e njëjta gjë mund të thuhet edhe për të qeshurën, të paktën në nivelin e trurit”.

Buzëqeshja

E njëjta gjë mund të thuhet edhe kur ti buzëqesh. Të gjithë përreth do ta kthejnë me buzëqeshje. Sipas kërkuesve, kur ne jemi me një person që buzëqesh, do të synojmë të vendosim të njëjtën shprehi në fytyrë me qëllim që të kuptojmë se si ata po ndihen.

Ky fenomen natyral i mimikës së fytyrës, na lejon neve që jo vetëm të krijojmë lidhje ndjeshmërie me të tjerët, por edhe t’i përjetojmë vetë emocionet e tyre.

Vrenjtja

I njëjti instinkt që na bën ne të buzëqeshim kur shohim dikë të veprojë ashtu, është përgjegjës për reagimin e kundërt, pra të vrenjtjes.

Pra, mimika e shprehjeve të fytyrës është përgjegjëse si për vrenjtjen, madje edhe për ngërdheshjen.

Edhe nëse vrenjtja jote nuk do të jetë e plotë për t’iu përgjigjur dikujt tjetër, ka një shans të mirë që lëvizjet e tua të fytyrës do të shkojnë drejt atij drejtimi.

Ashpërsia në punë

Për fat të keq, nuk janë vetëm sjelljet pozitive lehtësisht të kapshme, por edhe ato negative. Kur ti je i paedukatë me punonjësit e tu, edhe ata pritet ta kthejnë me atë mënyrë. Një studim i 2015-s nga Universiteti i Floridës, gjeti se kur individët takojnë njerëz të ashpër në punë, ata kanë më shumë të ngjarë të perceptojnë ashpërsi në marrëdhëniet e ardhshme në ambientin e punës dhe në këmbim të marrin reagime të tilla.

“Një pjesë e problemit është që ne jemi tolerant për kësi gjërash, por ato realisht janë të dëmshme. Ashpërsia në komunikim ka një efekt të fuqishëm e të jashtëzakonshëm negativ në punë”, tha Trevor Foulk, student doktoral.

Dridhja

Vetëm shiko një person që ka ftohtë dhe, edhe ti do të nisësh që të ndiesh të ftohtë. Një studim i bërë nga shkollat e mjekësisë të Brighton dhe Sussex-it, zbuloi të dhëna për temperaturën infektuese.

Kërkuesit u thanë disa njerëzve që të shikonin një video, ku një person fuste dorën në ujë të akullt. Nga matjet që u bënë, edhe temperatura trupore e personave që panë videon ra. Sa më shumë të ndjeshëm që ishin pjesëmarrësit, aq më shumë temperatura trupore binte. Kur bëhet fjalë për të ndier ngrohtësi, për fat të keq, nuk ndodh i njëjti efekt.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button