☁️
Tiranë 13°C · Vranët 09 April 2026
S&P 500 6,817 ▲0.51%
DOW 48,187 ▲0.58%
NASDAQ 22,769 ▲0.59%
NAFTA 97.51 ▲3.28%
ARI 4,813 ▲0.76%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $71,837 ▲ +0.4% ETH $2,197 ▼ -1.02% XRP $1.3472 ▼ -0.78% SOL $83.0400 ▼ -0.43%
S&P 500 6,817 ▲0.51 % DOW 48,187 ▲0.58 % NASDAQ 22,769 ▲0.59 % NAFTA 97.51 ▲3.28 % ARI 4,813 ▲0.76 % S&P 500 6,817 ▲0.51 % DOW 48,187 ▲0.58 % NASDAQ 22,769 ▲0.59 % NAFTA 97.51 ▲3.28 % ARI 4,813 ▲0.76 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Politika

“S’ka dy pa tre”, zbulohen replikat mes Cakajt e Daçiç në Rumani

Gent Cakaj ka pasur dje takimin e parë si Ministër i Jashtëm i Shqipërisë, de facto. Ai ka marrë pjesë në Samitin e Ministrave të Jashtëm të BE-së dhe vendeve të Ballkanit që u zhvillua në Bukuresht në kuadër të presidencës rumune të Këshillit të Ministrave të BE-së.

Por Cakaj është përballur me një situatë befasuese nga Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç, i cili nuk ka mundur të mos e shigjetojë zv.ministrin shqiptar që vjen nga Kosova.

Meqënëse në takim përveç tij ishte dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës Behxhet Pacolli, Daçiç ka kërkuar shkas për ta parë këtë si provokim duke e nisur takimin me shigjetime.

Në përpjekje për të vënë në pozita të vështira Cakajn përballë liderëve europianë, Daçiç ka shprehur shqetësim përse Kosova ka dy ministra të jashtëm në tryezë.

“Pse Kosova ka dy ministra të jashtëm në tryezë? Ky është një provokim i rëndë që na bëhet nga ministri i jashtëm Edi Rama”, ka thënë Daçiç

Por ministri i deleguar Gent Cakaj nuk ia ka lënë mangët dhe i ka kthyer një përgjigje të shpejtë Dacic që ka shkaktuar ilaritet në sal

Nisur nga fakti që Daçiç është nga Prizreni, ministri Cakaj i ka kujtuar se duhej të ishte skandalizuar më herët.

“Në fakt zoti ministër ju duhet të ishit skandalizuar më parë, sepse Kosova i ka pasur dy, dhe ka një fjalë që thotë nuk ka dy pa tre! Ju jeni nga Prizreni apo jo, por përfaqësoni këtu Serbinë, ndërsa unë po jam shqiptar nga Kosova dhe përfaqësoj Shqipërinë!”, i tha Cakaj-Daçiç.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.