☁️
Tiranë 13°C · Vranët 25 March 2026
S&P 500 6,599 ▲0.66%
DOW 46,458 ▲0.72%
NASDAQ 21,962 ▲0.92%
NAFTA 90.22 ▼2.31%
ARI 4,554 ▲3.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $71,232 ▲ +2.91% ETH $2,172 ▲ +2.65% XRP $1.4150 ▲ +1.83% SOL $92.1400 ▲ +3.51%
S&P 500 6,599 ▲0.66 % DOW 46,458 ▲0.72 % NASDAQ 21,962 ▲0.92 % NAFTA 90.22 ▼2.31 % ARI 4,554 ▲3.46 % S&P 500 6,599 ▲0.66 % DOW 46,458 ▲0.72 % NASDAQ 21,962 ▲0.92 % NAFTA 90.22 ▼2.31 % ARI 4,554 ▲3.46 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Skandal në portin e Durrësit, bllokohet transporti i mallrave prej një jave

Që prej viti 1997, kur anijet e transportit u dogjën apo u mbytën, nuk kish ndodhur që anijet me mallra për biznesin vendas të prisnin gjatë e më pas të ktheheshin mbrapsht nga porti i  Durrësit.

Rasti konkret është i anijes “Aziatik Liberty”, e ngarkuar me kontenierë, anije e cila qëndroi prej datës 6 tetor deri në datë 9 tetor në radë, duke pritur për të hyrë në portin e Durrësit, për të shkarkuar malin. Por anija u kthye  mbrapsht dhe pritet që dorëzimi i mallit të biznesit të bëhet nga Mali i Zi ose Greqia.

Situata e rëndë ka prevaluar që prej të hënës së javës së shkuar, kur kompania koncensionare “Durrës konteiner Terminal” nuk ka vinçat në funksion për të shkarkuar dhe ngarkuar kontenierët.

Anija MSC Augusta e linjës së dytë më të madhe në botë të transportit me konteinerë, mori vetëm një pjesë të sasisë në portin e Durrësit, ndërsa Anija CMA -CDM, e linjës së tretë më të madhe botërore të transportit me kontenierë, qëndroi prej datës 5 në pritje deri në datë 7 tetor.

Nga data 7 deri tani kjo anije qëndron në pritje për të shkarkuar mallin që kërkojnë bizneset në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni.

Në terminalin e kontenierëve janë makinat e kompanive të transportit rrugor që presin mallin ta dërgojnë në destinacion, por kontenierët nuk mund të shkarkohen nga mungesa e vinçave.

Terminali i kontenierëve është koncesion i “Durrës Konteinier Termial” i cili ka detyrim ligjor që të ketë mjetet në dispozicion 24 orë në ditë sipas kontratës së firmosur me Ministrinë e Transporteve.

Autoriteti Portual i Durrësit reagoi duke e konsideruar situatën kritike. Artjan Qirici nëndrejtori ekzekutiv në një intervistë për News24 tha se dëmi më i madh po i bëhet kompanive të biznesit, të cilave çdo vonesë iu rrit koston, ndërsa kostoja rritet edhe nëpërmjet transportit nga në port në tjetrin.

Përveç kësaj edhe imazhi i portit të Durrësit, ka rënë. Nëndrejtori i Portit paralajmëroi gjithashtu se do të ketë penalitete për koncesionarin për dëmin që po i shkakton biznesit dhe portit si dhe për mosrepsektimin e kontratës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.