☁️
Tiranë 11°C · Vranët 26 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 92.32 ▲2.21%
ARI 4,442 ▼2.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $70,022 ▼ -1.45% ETH $2,118 ▼ -2.15% XRP $1.3893 ▼ -1.92% SOL $89.1000 ▼ -3.5%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 92.32 ▲2.21 % ARI 4,442 ▼2.42 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 92.32 ▲2.21 % ARI 4,442 ▼2.42 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Bota

Skandal pas skandali: Tepër shqetësuese kush e ka ndërmjetësuar dialogun Kosovë-Serbi

Bashkimi Evropian duhet të pyes veten shumë seriozisht se çfarë njerëz ka në radhët e veta dhe kë po e cakton për detyrat ndoshta më të vështira në Evropë.

Pas dyshimeve për afera korruptive ndaj ndërmjetëses italiane në dialogun Kosovë-Serbi Federica Mogherini, tani del një skandal tjetër, prapë me ndërmjetësin në këtë dialogu Miroslav Lajçak, që rezultoi me dorëheqjen e tij.

Miroslav Lajçak, që kohët e fundit këshilltari i Kryeministrit sllovak, ka dhënë dorëheqje pasi janë publikuar mesazhet e tij me të akuzuarin për abuzim seksual, Jeffrey Epstein.

Për të kuptuar pak më mirë se me çfarë karakteresh kemi të bëjmë, ja disa detaje.

Media britanike BBC njofton se ish-emisari i BE’së Lajçak dhe Epstein pastkan diskutuar “me entuziazëm për gratë dhe për një takim me Ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov”.

Pasi Epstein dërgoi një imazh, i cili nuk mund të shihet në video, Lajcak përgjigjet: “Pse nuk më fton për këto lojëra? Do të merrja vajzën ‘MI’.”

“Kush nuk do të donte,” i përgjigjet Epstein. “Mund t’i kesh të dyja, nuk jam posesiv. Edhe motrat e tyre.”

Më vonë gjatë bisedës, Epstein mund të shihet duke iu lutur Lajcak që t’i kërkojë Lavrovit t’i marrë një bluzë me Lavrovin dhe Viltaly Churkin, ish-ambasador rus në OKB, i cili kishte vdekur vitin e kaluar.

“Ti merr bluzën. Pastaj merr vajzat,” shkruan Epstein, me të cilën Lajçak pajtohet.

Epstein më pas thotë: “Pa shaka, motrat e tyre po notojnë të dyja në pishinë.”

“Kjo nuk është e drejtë!” përgjigjet Lajçak.

“Megjithëse të gjitha janë nën 30 vjeç. Pra. Ndoshta shumë të reja për ty,” shton Epstein…

“Mos u bë i keq. Nuk më ke parë në aksion”, ia kthen Lajçak.

Lajçak i kërkon Epsteinit në një e-mail në nëntor 2017 i kërkon shërbime për një producente filmash, që filmin e saj ta fusë në listën e ngushtë për çmimet Oscar të atij viti.

Lajcaku fillimisht mohoi të kishte diskutuar për gratë me Epstein, por kur dosjet u publikuan, ai tha se kishte vendosur të jepte dorëheqjen për të shmangur dëmtimin politik të Ficos.

Në dokumentat e Epstein janë përmendur ndërkohë edhe emrat e disa politikanëve shqiptarë, por deri tani jo lidhur me aferat. Mbetet të shihet se çfarë do të dalë më tutje. Në fakt, jam shumë kurioz të shoh se çfarë do të publikohet edhe nga vendet e rajonit…

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.