Te ndryshme

Skandalet “e mëdha e të vogla” të Festivalit të Kanës

Qofshin aktore yje që guxonin të shfaqeshin nudo qysh në vitet ’50 apo regjisorë që simpatizonin Hitlerin në këtë shekull – historia e festivalit pra në këtë aspekt ka shumë për të ofruar. Më legjendarët i kemi grupuar si më poshtë

Këtë edicion ai ka mbërritur sërish: nga data 13 deri më 24 maj, në Kanë të Francës yjet e kinemasë botërore dhe përfaqësuesit më në zë të botës së filmit, mblidhen së bashku për të prezantuar filmat e tyre. Gjithsesi, kjo është arsyeja zyrtare për këtë organizim, ku të ftuar janë ndër të tjerë edhe Ryan Gosling dhe Cate Blanchett.

Por, në 68 vitet në të cilat festivali është organizuar deri më tani, shpesh ai është fokusuar nga “skandalet” e përmasave të ndryshme. Tek e fundit, gara për të marrë çmimin e madh të “Palmës së Artë” është një prurje e njerëzve më kreativë dhe më këmbëngulës të industrisë së filmit.

Qofshin aktore yje që guxonin të shfaqeshin nudo qysh në vitet ’50 apo regjisorë që simpatizonin Hitlerin në këtë shekull – historia e festivalit pra në këtë aspekt ka shumë për të ofruar. Më legjendarët i kemi grupuar si më poshtë.

1954: Një yll zhvishet

simon-silva_1

Kur festivali ishte akoma në fazat e tij fillestare, ylli francez i kinemasë së kohës, Simone Silva, po udhëtonte drejt Kanës për të shtatën herë. Dhe ashtu sikurse funksionon edhe sot me Kim Kardashian për shembull, edhe në atë kohë duket se shfaqja e lëkurës së zhveshur ishte sigurisht një akt tejet provokues. Kështu që 26-vjeçarja e adhurueshme, gjatë një takimi me fotoreporterët, u tregoi atyre për pak sekonda pjesën e sipërme të trupit të saj të zhveshur.

Sigurisht se ajo i mbuloi me shpejtësi gjinjtë e vet me duar, por kjo mjaftoi që fotot të cilat u shpërndanë, mes mentalitetit të viteve ‘50, të shkaktonin natyrisht një megaskandal. Të irrituar, kryesia e festivalit iu lut aktores së re ta linte menjëherë aktivitetin. Shtypi përkundrazi, me anë të saj arriti të shesë me mijëra kopje e ta shfrytëzonte më së miri komercialisht ngjarjen. Dy fotografë që donin të merrnin disa shkrepje “ekskluzive”, ndërsa aktorja tregonte të sipërmet, u përfol madje se kishin thyer edhe këmbët në përpjekje e sipër.

1961: Luis Buñuel guxon të vërteta “të paprekshme”

Shumë vite para se trupa komike britanike e “Monty Python” të merrte me vete mallkimin dhe inatin e kishës katolike me filmin “Jeta e Brajanit”, një furtunë të vërtetë kish shkaktuar ndërkaq, qysh në vitin 1961, një film spanjoll.

Pasi te “Viridiana” regjisori Luis Buñuel nën shembullin e një murgeshe të re vuri në lojë moralin e dyfishtë të klerit. Në Spanjë, filmi në fjalë madje u ndalua dhe vetëm në vitin 1977, 16 vite nga premiera e tij, u rehabilitua. Juria e Kanës me gjithë skandalin – ose ndoshta pikërisht prej tij – që shkaktoi, e vlerësoi “Viridana”-n me “Palmë të Artë”.

1968: Roman Polanski bën grevë

roman-polanski_1

Në vitin 1968, studentët dhe policia shkaktuan përplasje të dhunshme nëpër rrugët e Parisit, e paralelisht me to, një grevë e përgjithshme paralizoi seriozisht jetën publike të kryeqytetit të civilizimit në atë kohë.

Festivali, megjithatë, ishte planifikuar të organizohej dhe nuk mund të anulohej, mirëpo shumë nga regjisorët nuk e pranuan bashkëpunimin: nën drejtimin e François Truffaut dhe Jean-Luc Godard, një grup producentësh filmikë, bëri thirrje për t’u solidarizuar me demonstruesit. Shumë nga filmat më pas u tërhoqën nga konkurrimi, e Roman Polanski, asokohe aktor i ri, u nis për në grevë dhe pak më vonë festivali u ndërpre plotësisht.

1985: Një kritik hedh torta

Një akt në kuptimin më të plotë të fjalës, prej të marri, ndodhi në vitin 1985 nga një kritik i zhgënjyer filmi. Ngaqë atij, filmat e Jean-Luc Godard i dukeshin prej kohësh si “shumë komercialë”, belgu Noel Godin e goditi regjisorin e filmit me një tortë dhe fati e desh që goditja ta kapte atë mu në mes të fytyrës. Godard reagoi dukshëm i qetë, hoqi një pjesë nga kremi i tortës nga fytyra dhe falënderoi agresorin për homazhin e veçantë që kishte zgjedhur t’i bënte filmit të tij.

2006: Borat mban një zorrë prej asgjëje

borat-si-koqe-kanari_1

Ndoshta për dikë do të kishte qenë më mirë që Sacha Baron Cohen, i njohur më shumë me emrin artistik “Borat”, të kishte qenë tërësisht nudo buzë plazhit të Kanës.

Në vend të saj, ai u shfaq krenar me një “mankini” (bikini për meshkuj) përgjatë bregut dhe me një fushatë jokonvencionale promocioni, shkaktoi në mbarë botën debate e të qeshura.

2011: Lars von Triers u shfaq me shprehje pronaziste

“Lars but not least”: për debatin më të ashpër që ka pasur ndonjëherë në Kanë, duket se u kujdes regjisori danez, Lars von Triers. Në konferencën e tij të shtypit për filmin e tij“Melancholia” në vitin 2011, ai u zhyt në një monolog të bezdisshëm, në të cilin dilnin në pah fjali të thëna ashtu si nën zë me përmbajtje si “Unë e kuptoj Hitlerin” dhe “Okay, unë jam një nazist”.

Dhe sa më shumë që thëniet e tij po kuptoheshin si ironi e thellë, aq më shumë po gjendej ai mes kritikash e keqkuptimesh. Producentja kryesore e filmit të tij – të ri në atë kohë – Kirsten Dunst, gjatë një skene të pakëndshme, ishte ulur pranë tij dhe u ndie e turpëruar në dukje pa masë, saqë nuk po e zinte dot më vendi. Megjithëse pati një ndjesë publike, regjisori u shpall qysh atë ditë si “Persona non grata” dhe që prej asaj kohe nuk u ftua më në festival.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button