Skandali në marinën amerikane: Ushtaret femra, nudo në Facebook
Ligjvënësit e lartë amerikanë kanë dënuar shpërndarjen e disa fotografive nudo ku shfaqen marinset femra në një rrjet të mbyllur në Facebook dhe iu bën thirrje trupave të Marinës të hetojnë plotësisht këtë rast.
“Marine Corps Times”, publikoi e para skandalin siç shkruan sot “The Independent” duke e përshkruar rrjetin social si një grup të mbyllur në Facebook me rreth 30,000 anëtarë. Në rrjet kishte foto nudo të anëtareve të shërbimit femra, disa prej të cilëve kishin publikuar edhe emrin, gradën dhe detyrën.
Një zëdhënës i Trupave të Marinës tha se ende nuk dihet se si mund të jenë përfshirë ushtaraket në këtë rrjet.
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Komitetit të Shërbimeve Ushtarake, republikani Mac Thornberry, dhe demokrati, Adam Smith bënë thirrje për një hetim të plotë.
“Sjellja e degraduese, në këto nivele është tërësisht e papranueshme”, tha Thornberry në një deklaratë.
“Unë pres nga Korpusi i Marinës që të hetojë këtë çështje plotësisht dhe të ketë pasoja dhe dënime për ata që kanë marrë pjesë me dëshirë”,- vijoi ai.