🌤️
Tiranë 19°C · Kryesisht kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $70,654 ▼ -2.91% ETH $2,179 ▼ -3.08% XRP $1.3201 ▼ -1.76% SOL $81.3700 ▼ -3.98%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Skema për detyrimet e prapambetura, 2500 lekë kësti mujor

Nga Zamir Alushi

Konsumatorët familjarë që kanë fatura të pashlyera dhe nuk kanë mundësi financiare, tani mund të paguajnë me këste. Ndërkohë falen kamatëvonesat për ata që paguajnë menjëherë. Mundësia e ofruar dje nga OSHEE (Operatori i Shpërndarjes) e ka afatin zbatimit deri në 1 mars 2015.

Ministri-inspektim-operacionit-te-OSHEE-1Vendimi

Mund të duket e pabesueshme, por Këshilli Mbikëqyrës i OSHEE-së e ka zgjidhur çështjen e debitorëve qysh më 26 nëntor 2014, por e bëri publike zgjidhjen vetëm dje, duke e nxjerrë shkresën nga sirtari pas një jave. Në mbledhjen e tij të datës 26.11.2014, bordi mbikëqyrës mori në shqyrtim propozimin e ardhur nga Shoqëria OSHEE sh.a, lidhur me kushtet lehtësuese që do të zbatohen ndaj konsumatorëve familjarë të cilët ekzekutojnë detyrimet e prapambetura nga vitet e kaluara. Sipas njoftimit të Ministrisë së Energjisë, vendimi është marrë pas shqyrtimit me kujdes të propozimit, duke marrë në konsideratë nivelin e të ardhurave mesatare të familjeve shqiptare dhe gjendjen e tyre sociale. Skema e shpallur ka 6 pika kryesore: Mundësinë e shlyerjes me këste; falje të kamatëvonesave pas datës së marrëveshjes me klientin; Përcaktimin e vlerës së këstit mujor; veçimin e familjeve me përkrahje ekonomike; falje të kamatëvonesave kur bëhet pagesë e menjëhershme e shumës; kushtet e aplikimit të lehtësive.

Skema për debitorët

Gjiknuri: Pagesa e kësteve, në afat 1 ose 2 vjet

“Kujtdo që i është ndërprerë energjia për këtë arsye (detyrimi i papaguar), mund të shkojë pranë zyrave të “Kujdesit ndaj Klientit”, të pranojë pagesën me këste prej 2500 lekësh, të pjesës së debisë së akumuluar dhe patjetër që energjia do të lidhet dhe kjo kontratë do të jetë e zbatueshme në çdo kohë”, shpjegoi ministri Gjiknuri. “Në qoftë se paguan menjëherë vlerën e principalit, të zbritet 80% e kamatës dhe paguan vetëm 20% të kamatës”, njoftoi Gjiknuri. Ministri u shpreh se “Ka njerëz që kanë vlera mbi disa qindra mijë lekë të reja apo disa milionë lekë, pra flas për klientët familjarë”. Gjiknuri u bëri thirrje konsumatorëve që ta shfrytëzojnë këtë mundësi. Kjo ofertë është vetëm për konsumatorët familjarë. “Biznesi është biznes, t’i llogarisë te shpenzimet, t’i marrë masat për të paguar këto debi, sepse në fund të fundit ata janë për qëllim fitimi. Ne duam t’ju vijmë në ndihmë konsumatorëve familjarë”, u shpreh Gjiknuri. Lidhur me periudhën në të cilën do të shtrihet kjo periudhë, Gjiknuri tha se “Mundësia e pagimit me këste ka një afat që mund të shkojë në një ose dy vjet”. Por, shtoi Gjiknuri, në momentin që nuk e paguan këstin, patjetër që do të ketë masa administrative, siç është ndërprerja e menjëhershme e energjisë dhe rënia e kësaj skeme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.