☁️
Tiranë 14°C · Vranët 07 May 2026
S&P 500 7,337 ▼0.38%
DOW 49,597 ▼0.63%
NASDAQ 25,806 ▼0.13%
NAFTA 97.66 ▲2.71%
ARI 4,696 ▲0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1751 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5239 EUR/MKD 61.6957 EUR/RSD 117.3512 EUR/TRY 53.1817 EUR/JPY 183.80 EUR/CAD 1.6009 EUR/USD 1.1751 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5239 EUR/MKD 61.6957 EUR/RSD 117.3512 EUR/TRY 53.1817 EUR/JPY 183.80 EUR/CAD 1.6009
₿ CRYPTO
BTC $79,877 ▼ -2.08% ETH $2,292 ▼ -2.66% XRP $1.3854 ▼ -3% SOL $88.1300 ▼ -1.58%
S&P 500 7,337 ▼0.38 % DOW 49,597 ▼0.63 % NASDAQ 25,806 ▼0.13 % NAFTA 97.66 ▲2.71 % ARI 4,696 ▲0.04 % S&P 500 7,337 ▼0.38 % DOW 49,597 ▼0.63 % NASDAQ 25,806 ▼0.13 % NAFTA 97.66 ▲2.71 % ARI 4,696 ▲0.04 %
EUR/USD 1.1751 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5239 EUR/MKD 61.6957 EUR/RSD 117.3512 EUR/TRY 53.1817 EUR/JPY 183.80 EUR/CAD 1.6009 EUR/USD 1.1751 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.5239 EUR/MKD 61.6957 EUR/RSD 117.3512 EUR/TRY 53.1817 EUR/JPY 183.80 EUR/CAD 1.6009
07 May 2026
Breaking
Bota

Skenarët e mundshëm pas zgjedhjeve parlamentare italiane

Italianët votojnë më 4 mars për të zgjedhur deputetët e tyre dhe senatorët me një peizazh të thyer politik dhe një sistem zgjedhor kompleks, që lë hapësirë për disa skenarë të mundshëm, sipas ekspertëve.

Më poshtë renditen tri prej tyre:

Fitorja e koalicionit e djathtë-ekstremi i djathtë

«Ka pak gjasa që një prej këtyre tre pretendentëve të mundet të fitojë shumicën absolute, por ekziston një, një e vetme që mund t’ia dalë. Kjo është e djathta’’, ka deklaruar së fundmi Roberto D’Alimonte, drejtor i Departamentit të Shkencave Politike në Universitetin ”Luiss” të Romës.

Koalicioni bën bashkë katër parti, mes tyre ”Forza Italia” (FI, e qendrës së djathtë) e Silvio Berlusconit dhe ”Liga” (ekstremi i djathtë) e Matteo Salvini.

Në bazë të marrëveshjes së tyre të brendshme, ai që do të renditet në krye do të drejtojë qeverinë.

Nëse FI kryeson, Berlusconi, i cili e ka të ndaluar ushtrimin e çdo funksioni publik deri në 2019 pas një dënimi me akuzën për mashtrim tatimor, deklaroi se aspiron të shohë Antonio Tajani të drejtojë qeverinë.

Por, ky i fundit nuk është shprehur ende gati për të braktisur presidencën e Parlamentit Europian.

Nëse fiton ”Liga”, Salvini do të jetë kryetari i qeverisë… me kushtin që Berlusconi të mbajë fjalën e dhënë dhe të renditet fill pas tij.

Koalicioni i madh

Brukseli ka mbështetur tashmë tezën e një ‘’aleance të madhe’’ si rasti i Gjermanisë mes FI dhe Partisë Demokrate (PD, qendra e majtë) dy parti ‘’eurofile’’.

Në mesin e fushatës zgjedhore, as Berlusconi as Matteo Renzi, lideri i PD nuk mund të lejojnë që të ndodhë ky skenar, por një mundësi e tillë ka ndodhur tashmë pas zgjedhjeve të fundit parlamentare në vitin 2013.

Sipas web-it ”Votewatch Europe”, deputetët e FI në Parlamentin Europian kanë votuar në 74% të rasteve në mënyrë të njëjtë me ato të PD-së, por vetëm në 36% të rasteve njësoj si ato të ”Ligës”.

Por, asgjë nuk është e garantuar në mënyrë që PD, FI dhe aleatët e tyre eurofilë në pozita më të konsoliduara nga disa largime në radhët e ”Ligës”, të sigurojnë një numër të madh deputetësh për të patur shumicën në të dyja Dhomat.

Një tjetër koalicion hipotetitk, i mohuar nga palët e interesuara mundet në të kundërt të bëjë bashkë ‘’euroskeptikët’’, ”Ligën” dhe Lëvizjen Pesë Yjet (populistët).

Por, kjo aleancë nuk është për më tepër aq e sigurtë që të ketë një numër të konsiderueshëm deputetësh dhe rrezikon të hasë kundërshti të forta brenda dy partive.

Asnjë shumicë parlamentare

Sondazhet e fundit në dispozicion i japin rreth 38% të votave koalicionit të së djathtës (nga këto 17%  FI-së dhe 13%  Ligës), 28% L5Y dhe 26% koalicionit të qendrës së majtë, po ekziston ende rreth rreth një milion votues të pavendosur.

Nëse nuk konfigurohet asnjë shumicë, presidenti i Republikës, Sergio Mattarella duhet të mbajë qeverinë aktuale të Paolo Gentilonit (qendra e majtë), i cili nuk ka nevojë të kërkojnë votëbesimin e Parlamentit të ri, për të menaxhuar çështjet në vijim.

Sidoqoftë procedura do të marrë kohë. Dy Dhomat do të mblidhen për herë të parë më 23 mars për të zgjedhur dy kryetarët dhe për të formuar grupet. Vetëm atëherë Mattarella do të nisë fazën e konsultimeve.

Megjithatë, Italia është e sprovuar të jetojë në pasiguri, pasi ajo ka njohur më shumë se 60 qeveri prej fillimit të Republikës në 1946.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.