Skënderbeu debitor ndaj OSHEE, rrezikohet ndeshja me Tiranën
Ndeshja më e rëndësishme e javës së 25-të në Kategorinë superiore: Skënderbeu-Tirana rrezikon të mos zhvillohet, ose në rastin më të mirë, të luhet pa drita.
Shkak këtë herë nuk është problemi më terrenin, pasi stadiumi “Skënderbeu” është nga të paktët stadiume në Shqipëri në kushte optimale. Shtyrja e kësaj sfide mund të vijë pasi stadiumi “Skënderbeu” është debitor ndaj OSHEE. Mesditën e sotme OSHEE ka bërë publike faktin se ky stadium ka afro 2 vite që nuk paguan energjinë elektrike, si pasojë OSHEE i ka “fikur” dritat Skënderbeut. Ndër të tjera OSHEE bën me dija se debia e stadiumit shkon në 3 milion lek të reja. Takimi Skënderbeu-Tirana është në program për tu zhvilluar ditën e mërkurë në orën 17.00, por sipas të gjithë gjasave ky takim mund të s’postohet më herët ose të shtyhet në një datë që mbetet për tu përcaktuar.