🌤️
Tiranë 31°C · Kryesisht kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.21 ▲0.01%
ARI 4,188 ▼2.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,320 ▼ -2.15% ETH $1,626 ▼ -2.71% XRP $1.1102 ▼ -4.02% SOL $63.5000 ▼ -3.99%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.21 ▲0.01 % ARI 4,188 ▼2.3 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.21 ▲0.01 % ARI 4,188 ▼2.3 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Politika

“S’keni turp”, Rama: Shqipëria s’merr leksione nga regjimi iranian

10 qershor 2026 – Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në kundërpërgjigje të zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baqaei, lidhur me protestat e zhvilluara së fundmi në vendin tonë kundër projektit në Zvërnec.

Kreu i qeverisë ironizon faktin që Baqaei ka postuar thirrjet e protestuesve në gjuhën shqipe. Më tej, thekson se “Shqipëria është shumë e vogël për të rënë në kurthe të tilla” dhe se ka nevojë për investime si ai i Zvërnecit.

Sipas tij, si Irani nuk mund të japë leksione, sidomos ndaj një shteti demokratik.

“Ja edhe qeveria e ajatallohëve të Teheranit i bashkohet zyrtarisht protestës, madje edhe me parrullat në shqip njësoj si ata që e kthyen nga protestë mjedisore në protestë për rrëzimin e qeverisë!

Bashkëngjitur replika ime edhe në emrin e atyre protestuesve që janë akoma aty për të mbrojtur natyrën, jo për ta bërë Shqipërinë shesh për përsheshet e fuqive lloj-lloj, nga mesjetarët iranianë, që e duan të djegur këtë oaz shembullor të tolerancës ndërfetare e të marrëdhënieve të shkëlqyera qoftë me Izraelin, qoftë me vendet arabe apo Turqinë, tek grupime lloj-lloj e media ndërkombëtare bashkë me lloj-lloj individësh nga lloj-lloj vendesh, që dufin me Trump-in po e nxjerrin këto ditë duke i përmbytur rrjetet sociale me lloj-lloj gjysëm të vërtetash, të cilat fryhen e fryhen duke u bërë gënjeshtrat më të mëdha!

Shqipëria është shumë e vogël për të rënë në këtë kurth të madh, nga ku rrezikojmë të kthehemi me këmbët tona në pikën që të mos afrohet më asnjë investitor i huaj, ndërsa turizmi të mbetet shumë mbrapa krahasimisht me konkurentët tanë, duke na dënuar me qëndrimin në kategorinë e dytë për kushedi sa vjet të tjera…”, shkruan kryeministri në postimin e tij në “X”.

Replika e plotë e kryeministrit si më poshtë:

Oh, vërtet jeni pa turp!

Gjithsesi, faleminderit për “shqetësimin” tuaj për inteligjencën e popullit shqiptar.

Do të ishte shumë më bindëse nëse do të vinte nga përfaqësues të një regjimi që nuk i shtyp qytetarët e vet me censurë, frikësim, mbyllje interneti dhe goditje të çdo mendimi ndryshe.

Sa i përket sovranitetit, Shqipëria nuk merr leksione nga një qeveri, operativët e së cilës janë kapur duke kryer sulme kibernetike ndaj institucioneve shqiptare, gjë që çoi edhe në ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin.

Ju përmendni protestuesit shqiptarë në rrugë. Po, dhe mirë bëni. Kjo quhet demokraci. Në Shqipëri njerëzit protestojnë, kritikojnë qeverinë, kërkojnë drejtësi dhe zgjedhje, pa frikë se do të përfundojnë në burg.

A mund të thuhet e njëjta gjë për popullin që ju pretendoni se përfaqësoni?

Është gjithashtu domethënëse që papritur jeni kaq të shqetësuar për protestuesit në Tiranë, ndërsa në vendin tuaj dhjetëra mijëra jetë janë humbur, miliona të tjerë vuajnë përndjekje dhe shtypje, dhe dhjetëra miliona jetojnë ende në kushte që i ngjajnë më shumë Mesjetës sesa shekullit XXI.

Populli shqiptar është mjaft i zgjuar për të dalluar të vërtetën nga propaganda. Pikërisht për këtë arsye, ai e kupton ndryshimin mes një debati demokratik dhe manipulimit.

Bot-et, profilet e rreme dhe videot e manipuluara mund të krijojnë zhurmë në rrjete sociale, por nuk ndryshojnë realitetin.

Pavarësisht dallimeve tona, shqiptarët janë të qartë dhe të bashkuar në një gjë: çdo regjim që mban popullin e vet në errësirë dhe varfëri, është armik i mënyrës sonë të jetesës, pavarësisht si maskohet.

Dhe i juaji është shembulli më i keq i kësaj.


Ky reagim i Ramës vjen një ditë pas postimit thumbues të Baqaei-t. Ky i fundit, inkurajonte numrin një të kabinetit që të ishte më i hapur ndaj mendimit të turmës që del në shesh, duke i cilësuar shqiptarët njerëz të kulturuar dhe inteligjentë.

“Nëse ti zgjedh të shesësh sovranitetin e kombit tënd, kjo të takon ty”, ka shkruar zëdhënësi Iranian, krahas pamjeve nga protesta qytetare në Tiranë.

Këto replika mes tyre nisën pas deklaratës së kryeministrit se “Irani po e sajon gjithë narrativën se qeveria shqiptare po shet tokën e saj te izraelitët”, duke postuar përmbajtje të rreme në rrjet.  

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.