☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 18 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,201 ▼ -0.34% ETH $2,380 ▼ -1.42% XRP $1.2764 ▼ -1.54% SOL $102.2800 ▼ -1.51%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1241 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 91.3007 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4438 EUR/TRY 55.6781 EUR/JPY 177.58 EUR/CAD 1.5899
18 Tet 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Marrëveshja Trump-Moskë për naftën, dërgesat mund të nisin brenda 20 ditësh

MOSKË, 18 tetor /ATSH-AFP/- Dërgesat e naftës ruse drejt tregut amerikan mund të mbërrijnë brenda 15–20 ditësh nga nënshkrimi i kontratave, deklaroi zëvendëskryeministri rus përgjegjës për energjinë, Alexander Novak, në një intervistë të transmetuar sot nga media shtetërore ruse.

Sipas Novak, negociatat për kushtet tregtare dhe përfundimin e kontratave janë ende në zhvillim, ndërsa nuk është njoftuar një datë për nënshkrimin e tyre.

Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi javën e kaluar marrëveshjen me Moskën, me synimin për të shtuar furnizimin me karburant dhe për të ulur çmimet, të cilat janë rritur në sfondin e luftës SHBA-Izrael kundër Iranit dhe ndërprerjeve në furnizimet globale me energji.

Trump deklaroi më 9 tetor se Rusia kishte rënë dakord të furnizonte tregjet amerikane dhe ndërkombëtare me më shumë se 300 mijë tonë naftë, ndërsa parashikoi edhe dërgesa të tjera në vijim.

Megjithatë, ekspertët vënë në dyshim ndikimin e marrëveshjes në çmimet e karburantit.

Sipas të dhënave të cituara nga AFP, sasia fillestare prej rreth 2,22 milionë fuçish do të mbulonte më pak se gjysmën e konsumit ditor të naftës (diesel) në SHBA, i cili arrin rreth 3,9 milionë fuçi.

Për këtë arsye, analistët mendojnë se marrëveshja mund të mos sjellë ulje të ndjeshme të çmimeve për konsumatorët amerikanë. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.