🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 08 April 2026
S&P 500 6,617 ▲0.08%
DOW 46,584 ▼0.18%
NASDAQ 22,018 ▲0.1%
NAFTA 96.47 ▼14.59%
ARI 4,861 ▲3.77%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $71,924 ▲ +4.38% ETH $2,242 ▲ +6.06% XRP $1.3697 ▲ +3.5% SOL $85.0200 ▲ +6.38%
S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 96.47 ▼14.59 % ARI 4,861 ▲3.77 % S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 96.47 ▼14.59 % ARI 4,861 ▲3.77 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
08 Apr 2026
Breaking
Te ndryshme

Smeraldi i Jezu Krishtit dhe mesazhi i fshehur i “Darkës së fundit”

Një studim i publikuar në Itali ka zbuluar një aspekt të cilin studiuesit e  ‘Darka e Fundit” e Leonardo Da Vinci, nuk e kishin vënë re deri më tani, raporton agjencia Ansa.

Bëhet fjalë për një grup  gurësh të çmuar që artisti ka vendosur në rrobat e Jezusit dhe dishepujve të tij, dhe që historiania Elisabetta Sangalli, autore e librit “Leonardo e le dodici pietre del Paradiso” (Leonardo dhe dymbëdhjetë gurët e parajsës) i cilëson si “mesazhe të fshehura”.

Sangalli shpjegon se “ka shumë të ngjarë që Leonardo da Vinci pikturoi “Darkën e Fundit” duke i dhënë një interpretim personal çdo guri dhe i kombinoi ato me personazhin sipas karizmës së secilit”.

Piktura e Da Vinçit, që përfundoi në shkurt 1487 dhe që ruhet në manastirin e Santa Maria delle Grazie nw Milano, është studiuar gjerësisht përgjatë historisë, por ky aspekt është i ri: është një hulumtim i pavarur që shqyrton gurët e çmuar dhe kuptimin e tyre biblik.

“Duke vëzhguar mirë detajet më shkuan sytë tek karfica  e pikturuar nga Leonardo në lartësinë e qafës së  Krishtit dhe më pas e pashë dhe tek të tjerët”, thotë autorja e studimit.

Në mesin e gurëve të çmuar të pikturuar nga Leonardo vihet re një smerald në tunikën që vesh Jezu Krishti, që konsiderohet si një gur bartës i paqes dhe simbol i rilindjes dhe deri në mesjetë ishte i lidhur me rigjenerimin.

Sipas studimit, smeraldet janë të lidhur me fisin e Levit, i vetmi fis me mundësinë e qasjes në priftërinë e kohës.

Tek Shën Gjoni është pikturuar një “Yahalom” e cila në hebraisht do të thotë diamant. Për Elisabetta Sangallin është një referencë për spiritualitetin e apostullit të preferuar të Jezusit.

Shën Andrea (Shën Ndreu) vesh një safir, që i referohet qytetit qiellor të Apokalipsit.

Edhe pse Dhiata e Vjetër fliste për dymbëdhjetë gurët e Parajsës, historiania italiane pretendon se Da Vinci pikturoi vetëm tetë për të përcjellë një mesazh.

“Në simbolizmin biblik të Zbulesës, numri 7 është i shpeshtë dhe për këtë arsye janë shtatë apostujt e zgjedhur nga Leonardo”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.