roze

Sofia Vergara, e “varur” nga ëmbëlsirat

Sofia Vergara ka zbuluar se ajo i pëlqen shumë ëmbëlsirat, dhe për të ky është një problem. Sipas 42-vjeçares, ajo e ka shumë të vështirë të mbajë trupin në formë, për shkak se nuk u reziston gjërave të ëmbla.

“I dua aq shumë gjërat e ëmbla, saqë kur u them ‘jo’, duhet ta dini që po bëj një sakrificë të madhe. Kam luftuar gjithë kohës që të mbaj trupin në formë, ndërsa tani gjithnjë e më shumë për shkak të moshës”, është shprehur ajo.

Bukuroshja kolumbiane ka treguar se gjithmonë është dashur të kujdeset të mos e teprojë me ëmbëlsirat, në mënyrë që të jetë e shëndetshme.

“Më është dashur të gjej balancën mes diçkaje që vërtet më pëlqen, një gjëje të ëmbël dhe faktit që duhet të mbaj veten në formë dhe të jem e shëndetshme”, ka shtuar ajo.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button