“Sofra e gurit” me mbishkrimin “Dialog”, Rama përsërit ftesën për studentët
Kryeministri Edi Rama ka përsëritur ftesën për dialog ndaj studentëve dhe nxënësve protestues, duke u bërë thirrje të ulen në tryezën e bisedimeve për të diskutuar kërkesat e tyre.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kreu i qeverisë ka publikuar një video të “sofrës së gurtë”, mbi të cilën shfaqet mbishkrimi “Dialog”, duke përcjellë sërish mesazhin për nisjen e bisedimeve me protestuesit.
Megjithatë, ftesat e përsëritura të Ramës nuk kanë ndryshuar qëndrimin e studentëve, të cilët prej gati dy javësh vijojnë protestat me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit. Ata kanë bërë të ditur se nuk e konsiderojnë dialogun si një zgjidhje të pranueshme për sa kohë kërkesa për largimin e tij nga detyra nuk plotësohet.
Protestat në kryeqytet janë shoqëruar me përplasje mes demonstruesve dhe efektivëve të policisë. Gjatë tubimeve janë raportuar episode dhune, djegie, hedhje molotovësh, si dhe përdorim i gazit lotsjellës dhe topave të ujit nga forcat e rendit.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.