SOFT NEWS – Dy vite me probleme me 5G-në, banorët reagojnë ndaj teknikut të kompanisë
– Një operator i një kompanie telefonike është sulmuar dhe lidhur me litar pas shtyllës së një antene të telefonisë celulare nga një grup banorësh në një fshat të shtetit Uttar Pradesh, në Indi, të revoltuar për mosfunksionimin e shërbimit 5G, shkruan todayit.
Ngjarja ndodhi të enjten e 10 shtatorit, ndërsa policia e Fatehpur publikoi vetëm ditët e fundit pamjet dhe të dhënat lidhur me incidentin. Gjashtë persona janë arrestuar me akuzën e rrëmbimit.
Sipas mediave lokale, viktima është identifikuar si Aditya Bhan Singh, një operator i dërguar në zonë për të verifikuar shkaqet e problemeve me rrjetin.
Me mbërritjen e tij, ai u përball me një grup banorësh, të cilët kërkonin rikthimin e menjëhershëm të lidhjes dhe e kërcënuan se nuk do ta lejonin të largohej. Situata u përshkallëzua dhe banorët e lidhën me litar pas shtyllës së antenës.
Banorët pretendojnë se problemet me rrjetin 5G kanë vazhduar prej më shumë se dy vitesh dhe se ndërhyrjet e mëparshme nuk kanë sjellë përmirësime. Ata gjithashtu janë shprehur të zemëruar pasi, sipas tyre, kanë paguar abonime të kushtueshme për shërbimet 5G pa marrë shërbimin e premtuar.
Policia ndërhyri dhe e liroi teknikun, i cili raportohet se ndodhet në gjendje shoku pas incidentit.
Sipas autoriteteve, tekniku kishte vetëm tre muaj që ishte punësuar nga kompania telefonike dhe kjo ishte hera e parë që shkonte për të inspektuar atë antenë.
Ai nuk ishte në dijeni të problemeve të mëparshme me rrjetin.Policia identifikoi dhe arrestoi gjashtë persona, të moshave 21 deri në 36 vjeç.
Ata më pas u liruan me kusht në pritje të procesit gjyqësor



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.