Solidaritet për Erjon Vishkullin, protestuesit shpërndajnë leukoplaste për sytë (VIDEO)
Protesta e kësaj të diele para Kryeministrisë ka sjellë një tjetër moment simbolik solidariteti. Protestuesit kanë shpërndarë leukoplaste për syrin në shenjë mbështetjeje dhe sensibilizimi për Erjon Vishkullin, 28-vjeçarin i cili mbeti i lënduar rëndë mbrëmjen e djeshme, pasi u qëllua me plumb gome në sy.
Disa protestues gjithashtu kanë shprehur solidarizimin e tyre ndaj Erjon Vishkullit me thirrje dhe me shkrime në bluza.
“Të gjithë jemi Erjon Vishkulli”, shkruhej në bluzat e disa protestuesve.


Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.