☀️
Tiranë 3°C · Kthjellët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.58 ▲1.95%
ARI 4,533 ▲0.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,220 ▲ +0.44% ETH $2,038 ▲ +1.3% XRP $1.3530 ▲ +1.16% SOL $83.3700 ▲ +0.42%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.58 ▲1.95 % ARI 4,533 ▲0.2 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.58 ▲1.95 % ARI 4,533 ▲0.2 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Kryeartikull

Sot, 13 vjet nga Marrëveshja e Ohrit

Sot mbushin plot 13 vjet që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit, e cila i dha fund konfliktit të armatosur mes Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe forcave policore e ushtarake të qeverisë së Maqedonisë.

marrevishja_ohrit

Marrëveshja e Ohrit u arrit me shumë vështirësi në vitin 2001, me ndërmjetësimin e të dërguarve nga Washingoni dhe Brukseli, të cilët arritën t’i japin fund konfliktit 5-mujor në fshatrat e Kumanovës, Shkupit dhe Tetovës.

Por sot, 13 vite pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje, ende mbetet një sfidë zbatimi i plotë i saj. Sfida kryesore mbetet pozita e shqiptarëve atje, përfaqësimi i plotë i tyre në administratën shtetërore si dhe marrëdhëniet me etninë maqedonase.

Zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit është edhe një nga kushtet kryesore për integrimi euro-atlantik të Maqedonisë. Komuniteti ndërkombëtar vazhdon t’i japë një mbështetje të fortë marrëveshjes dhe zbatimit të saj.

Partitë shqiptare akoma janë të pakënaqura për shkak të mospërmbushjes së saj.  Realizimi i plotë i kësaj marrëveshje nuk ka ndodhur në shumë institucione të vendit, sa i përket rritjes së përfaqësimit të shqiptarëve në administratën shtetërore.

Probleme në realizimin e saj shkaktohen edhe në aspektin e zbatimit të saj praktik, përmes respektimit të ligjeve.  Ligji për gjuhën dhe flamurin, zyrtarizon pjesërisht si gjuhë zyrtare gjuhën shqipe.

Pavarësisht se gjuha shqipe është zyrtare në komunat ku shqiptarët janë mbi 20%, akoma nuk është bërë implementimi i saj në institucione qendrore:

Gjithashtu ligji për përdorimin e flamurit mundëson përdorimin e tij në komunat ku shqiptarët janë mbi 50%, por me ndryshimet e fundit ligjore, flamuri shqiptar është me përmasa tre herë më të vogla për dallim nga flamuri shtetëror maqedonas.

Konfliktet mes etnisë shqiptare dhe asaj maqedonase vazhdojnë të jenë ende sfidë për politikën maqedonase. Marrëveshja e Ohrit i dha fund konflikteve etnike por jo burimeve të këtyre konflikteve.

Kjo e bën Marrëveshjen e Ohrit tepër të rëndësishme për tu realizuar plotësisht. Ajo ka një fuqi ligjore dhe kushtetuese, ndaj zbatimi ose jo i saj, provon ekzistencën ose jo të vullnetit politik, për ndërtimin e një Maqedonie euro-atlantike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.