☀️
Tiranë 32°C · Kthjellët 12 August 2026
S&P 500 7,728 ▼0.32%
DOW 53,792 ▼0.34%
NASDAQ 26,445 ▼0.6%
NAFTA 83.78 ▲0.7%
ARI 4,460 ▲0.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073 EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073
₿ CRYPTO
BTC $63,758 ▼ -0.41% ETH $1,891 ▲ +0.73% XRP $1.0210 ▲ +1.63% SOL $76.0800 ▲ +0.58%
S&P 500 7,728 ▼0.32 % DOW 53,792 ▼0.34 % NASDAQ 26,445 ▼0.6 % NAFTA 83.78 ▲0.7 % ARI 4,460 ▲0.42 % S&P 500 7,728 ▼0.32 % DOW 53,792 ▼0.34 % NASDAQ 26,445 ▼0.6 % NAFTA 83.78 ▲0.7 % ARI 4,460 ▲0.42 %
EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073 EUR/USD 1.1541 EUR/GBP 0.8545 EUR/CHF 0.9361 EUR/ALL 93.0224 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3302 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 183.82 EUR/CAD 1.6073
12 Aug 2026
Breaking
Kosova

Sot eklipsi total i diellit, ‘Astronomy Club of Kosova’ me njoftim të rëndësishëm

Miliona njerëz në Evropë mund të përjetojnë sot eklipsin e diellit.

Lidhur me eklipsin e diellit që të ndodh sot, Astronomy Club of Kosova ka dalë me njoftim të rëndësishëm duke treguar se ku mund ta vrojtomë dhe çka duhet të kemi parasysh.

Astronomy Club of Kosova bën të ditur se eklipsin e diellit do të mund ta shohim edhe në Kosovë, por që do të jetë i pjesshëm.

“Të mërkurën, më 12 gusht 2026, nga Kosova do të mund të vrojtohet Eklipsi i Pjesshëm i Diellit. Eklipsi është total në pjesë të caktuara të botës, por nga territori i Kosovës nuk do të jetë i plotë”, thuhet në njoftim.

ACK ka njoftuar se eklipsi nuk do të mund të vrojtohet nga Observatori i Prishtinës.

Në momentin kur fillon eklipsi, Dielli do të jetë jashtëzakonisht ulët mbi horizont, duke perënduar, ndërsa nga pozita e Observatorit pamja në atë drejtim pengohet nga objektet dhe strukturat përreth.

Orari për Prishtinën

• Fillimi i eklipsit të pjesshëm: rreth 19:29

• Maksimumi i dukshëm: rreth 19:38

• Pas kësaj, Dielli perëndon vetëm pak minuta më vonë.

Për këtë arsye, koha në dispozicion për vrojtim nga Kosova është shumë e shkurtër.

KU TA VROJTONI?

Zgjidhni një lokacion sa më të lartë dhe me horizont plotësisht të hapur në drejtim të perëndimit, pa ndërtesa, pemë, kodra apo objekte të tjera që mund ta mbulojnë Diellin.

Ju rekomandojmë të gjeni dhe kontrolloni lokacionin paraprakisht dhe të jeni gati 15–20 minuta para fillimit, rreth orës 19:10–19:15.

Edhe një pengesë e vogël në horizont mund të bëjë që eklipsi të mos shihet fare, pasi Dielli do të jetë shumë pranë horizontit.

SIGURIA GJATË VROJTIMIT

Mos e shikoni Diellin drejtpërdrejt me sy të lirë.

Syzet e zakonshme të diellit, pavarësisht sa të errëta janë, nuk janë të sigurta për vrojtimin e Diellit.

Përdorni vetëm syze të certifikuara për eklipse / vrojtim solar (ISO 12312-2) ose metoda të sigurta të vrojtimit indirekt.

Mos përdorni teleskop, dylbi apo pajisje të tjera optike pa filtër solar profesional të vendosur përpara optikës. Shikimi i Diellit përmes tyre pa filtër të përshtatshëm mund të shkaktojë dëmtime serioze dhe të përhershme të syve.

E njëjta vlen edhe për kamerat dhe pajisjet fotografike: për fotografimin direkt të Diellit duhet të përdoret filtër solar i përshtatshëm për pajisjen.

Dukshmëria do të varet gjithashtu nga kushtet atmosferike dhe pastërtia e horizontit në momentin e eklipsit. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.