☁️
Tiranë 12°C · Vranët 30 March 2026
S&P 500 6,358 ▼0.17%
DOW
NASDAQ
NAFTA
ARI
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $66,761 ▲ +0.77% ETH $2,039 ▲ +2.4% XRP $1.3333 ▲ +0.94%
S&P 500 6,358 ▼0.17 % DOW NASDAQ NAFTA ARI S&P 500 6,358 ▼0.17 % DOW NASDAQ NAFTA ARI
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Sporti

Sot miqësorja me Italinë, 10 000 shqiptarë në stadium

10704374_816647865053063_8923536107192353936_o-564x350Sot në mbrëmje në orën 20:45’ do të luhet takimi miqësor mes Shqipërisë dhe Italisë, në stadiumin “Luigji Ferrari” të Gjenovas.

Kuqezinjtë të cilët kanë mbërritur vetëm mbrëmjen e djeshme në kryeqytetin e Ligurias pritet të dhurojnë një natë magjike përballë Italianëve, të cilët paraqiten me një formacion me shumë të rinjë në këtë miqësore.

Pas barazimit në Francë, ndaj “Gjelave” parizien, oreksi i skuadrës së drejtuar nga Giani De Biazi është rritur dhe një fitore në Itali do të ishte mëse normale, duke parë rezultatet e fundit. Fitorja në Portugali, ndaj iberikëve ka qenë dhe pika e kthimit për kombëtaren tonë e cila është në luftë të plotë për të mbërritur në finalet e europianit “Franc 2016”.

Në stadiumin ku do të luajnë kuqezinjtë pritet të jenë 10 000 tifoz shqiptarë. dhe pse Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka ka bërë të ditur se janë shitur të 4 mijë biletat e disponueshme për shqiptarët për miqësoren mes kombëtares sonë dhe Italisë, që do të luhet në Gjenova, Agjencia italiane e lajmeve ANSA, ka bërë të ditur se do të jenë 10 000 shqiptarë në stadium.

Sipas ANSA-s, numri i biletave që janë blerë nga fansat shqiptarë është shumë i lartë nga sa parashikohej. Ata pritet të mbërrijnë nga të gjitha anët e Italisë dhe të ndërthuren edhe me tifozët italianë. ANSA në artikullin e publikuar prej saj njofton faktin se kjo mësymje e tifozëve shqiptarë në Gjenova ka ngritur në frikësuar autoritetet e rendit dhe sigurisë italiane, të cilat kanë marrë të gjitha masat për të përballuar me sukses mbarëvajtjen e kësaj miqësore. Mediat italiane sqarojnë se do të jenë rreth 300 policë dhe një numër i lartë i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, ndër të cilët 210 do të vijnë si përforcime nga veriu i Italisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.