ParlamentarePolitika
Sot pr/ligji për auditimin në sektorin publik
Kuvendi shqyrton të enjten, në seancën plenare të radhës, projektligjin “Për auditimin e brendshëm në sektorin publik”.
Rendi i ditës parashikon gjithashtu ratifikimin e dy marrëveshjeve, asaj mes qeverisë shqiptare dhe japoneze për furnizimin me automjete të gjeneratës së ardhme, miqësore ndaj mjedisit, si dhe marrëveshja e financimit të projektit të fizibilitetit për ndërtimin/rindërtimin e sistemeve të furnizimit me ujë në zonat rurale, me Fondin Shqiptar të Zhvillimit dhe KFW-në.
Në seancën e sotme priten sërish debate rreth zhvillimeve të fundit politike në vend.