☀️
Tiranë 32°C · Kthjellët 04 August 2026
S&P 500 7,694 ▲1.23%
DOW 53,967 ▲1.48%
NASDAQ 26,384 ▲1.82%
NAFTA 76.95 ▼4.22%
ARI 4,139 ▲1.17%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.4231 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3552 EUR/TRY 54.7481 EUR/JPY 181.00 EUR/CAD 1.6167 EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.4231 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3552 EUR/TRY 54.7481 EUR/JPY 181.00 EUR/CAD 1.6167
₿ CRYPTO
BTC $64,039 ▲ +0.3% ETH $1,868 ▲ +0.1% XRP $1.0754 ▼ -0.56% SOL $73.8400 ▲ +0.31%
S&P 500 7,694 ▲1.23 % DOW 53,967 ▲1.48 % NASDAQ 26,384 ▲1.82 % NAFTA 76.95 ▼4.22 % ARI 4,139 ▲1.17 % S&P 500 7,694 ▲1.23 % DOW 53,967 ▲1.48 % NASDAQ 26,384 ▲1.82 % NAFTA 76.95 ▼4.22 % ARI 4,139 ▲1.17 %
EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.4231 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3552 EUR/TRY 54.7481 EUR/JPY 181.00 EUR/CAD 1.6167 EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.4231 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3552 EUR/TRY 54.7481 EUR/JPY 181.00 EUR/CAD 1.6167
04 Aug 2026
Breaking
Politika

Sot seanca në Kuvend, Rama në interpelancë përballë deputetëve të opozitës

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet këtë të enjte në seancë plenare, ku në fokus pritet të jetë interpelanca me kryeministrin Edi Rama, e kërkuar nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike.

Në rendin e ditës është parashikuar gjithashtu edhe një interpelancë tjetër me Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe një seancë pyetje–përgjigje me Ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit.

Seanca e sotme përfshin një numër të gjerë projektligjesh, mes të cilëve ndryshime në Kodin Rrugor, ligjin për shtetësinë dhe mekanizma të rinj për reagimin ndaj krizave të furnizimit me lëndë djegëse.

Gjithashtu pritet të shqyrtohen disa projektligje për reforma në sistemin e inspektimit, identifikimin elektronik dhe shërbimet digjitale, si dhe ndryshime në ligjin për taksat kombëtare dhe akcizat.

Në rend dite janë edhe disa projektvendime për zgjedhjen e drejtuesve të institucioneve të pavarura, përfshirë Avokatin e Popullit, Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe pozicione në Bankën e Shqipërisë.

Seanca pritet të përfundojë me diskutime për çështje jashtë rendit të ditës, ku deputetët mund të ngrejnë tema të ndryshme politike dhe sociale.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.