Sot Shqipëri-Luksemburg/ Precedentët “flasin” shqip, Maran do të eksperimentojë
Humbja 1-0 me Izraelin nuk la aspak shije të mirë në ambjentin kuqezi. Edhe pse miqësore, ajo ishte testi i parë i kombëtares nën drejtimin e trajnerit të ri Rolando Maran. Përballë skuadrës sonë, sot në mbrëmje në “Air Albania” do të jetë Luksemburgu, një kundërshtar i njohur për ne, ndaj të cilit pritet fitorja.
Në historinë e përballjeve mes dy skuadrave, Shqipëria ka bilanc pozitiv. Nga shtatë ndeshjet e zhvilluara deri më tani, kuqezinjtë kanë fituar katër, një takim ka përfunduar në barazim, ndërsa Luksemburgu ka triumfuar në dy raste. Kujtojmë që Luksemburgu luajtu disa ditë më parë me Italianë një miqësore, e cila u fitua 1-0 nga axurrët.
Takimi i sotëm do të jetë një test i rëndësishëm për kuqezinjtë në kuadër të përgatitjeve për sfidat e Ligës së Kombeve. Ndaj pritet që trajneri Maran të bëjë disa ndryshime në formacion, për t’i dhënë mundësinë edhe lojtarëve të tjerë të luajnë. Vetëm kështu trajneri i ri i kuqezinjve mund të krijojë një ide më të qartë për lojtarët që ka grumbulluar.
Rikthehet Uzuni në sulm, ndërsa mungon Mehmeti për gjendje gripale. Në konferencën për shtyp përsa sfidës me Luksemburgun, trajneri Maran theksoi se do të eksperimentojë, edhe në kurriz të performacës, por do të krijojë ide më të qarta për formacionin që do të luajë në Ligën e Kombeve.
Aty ku synimi i kuqezinjve është të kalojnë grupin dhe të luajnë në Ligën B. Ndeshja Shqipëri-Luksemburg luhet sot në orën 20.00 në Air Albania.




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.