☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 06 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 111.43 ▼0.1%
ARI 4,675 ▼0.11%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,212 ▲ +3.05% ETH $2,134 ▲ +3.59% XRP $1.3407 ▲ +1.84% SOL $82.2600 ▲ +2.07%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 111.43 ▼0.1 % ARI 4,675 ▼0.11 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 111.43 ▼0.1 % ARI 4,675 ▼0.11 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Kronika

Sot testimi për 1857 mësues dhe drejtues shkollash në Tiranë

Ditën e sotme nis testimi që do të vlerësojë aftësitë në fushën e edukimit dhe të mësimdhënies për 1857 mësues dhe drejtues shkollash nga 3300 që numërohen në total.

Kjo pasi 1500 të tjerët janë arsimtarë që i përkasin kategorisë së parë, mjeshtër në fushën e arsimit, të cilët referuar shkresës së Ministrisë së Arsimit do të përjashtohen nga zhvillimi i provimit.

Në shkresën zyrtare që Ministria e Arsimit i ka dërguar Drejtorisë Arsimore Tiranë, sqarohet se nga provimi që do të “vërë në provë” aftësitë e tyre në fushën e mësimdhënies dhe të edukimit përjashtohen edhe mësuesit e shkollave profesionale.

Por kjo për t’u testuar në një moment të dytë, pasi pritet që për këtë rast të ketë një marrëveshje me Ministrinë e Mirëqenies Sociale, duke qenë se prej dy vitesh, arsimi profesional është nën përgjegjësinë e kësaj të fundit.

Një tjetër kategori që do të përjashtohet nga testimi, rezultatet e të cilit do të shërbejnë për të ofruar trajnime në fushat ku vërehen mangësi, janë edhe mësuesit zëvendësues, pasi në provim, siç edhe është premtuar më herët, do të marrin pjesë vetëm arsimtarët e emëruar.

Me qëllim evidentimin e fushave ku arsimtarët kanë mangësi njohurish, Ministria e Arsimit do të nisë monitorimin në shkolla, proces që do të asistohet nga zyrtarë të Ministrisë së Arsimit dhe nga përfaqësues të drejtorive arsimore rajonale.

Pra, me të mësuar nevojat që kanë arsimtarët deri në zonën më të thellë të Shqipërisë, do të nisë faza e dytë, ajo e trajnimit dhe e kualifikimit të mësuesve, proces që do t’u vijë në ndihmë të gjithëve, nga mësuesit te prindërit. Testimi do të zhvillohet në Tiranë, ditën e sotme dhe të nesërme. / Javanews.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.