☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 89.10 ▲1.02%
ARI 4,199 ▼2.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,468 ▼ -2.02% ETH $1,631 ▼ -2.03% XRP $1.1206 ▼ -2.7% SOL $64.5900 ▼ -1.72%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 89.10 ▲1.02 % ARI 4,199 ▼2.05 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 89.10 ▲1.02 % ARI 4,199 ▼2.05 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Kronika

SPAK firmos 9 urdhër-arreste për inceneratorët, 7 në pranga dhe 2 në “arrest shtëpie”. Tjetër akuzë për Lefter Kokën

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka firmosur 9 urdhër arreste për çështjen e inceneratorëve. Nga nëntë urdhër-arrestet që janë lëshuar, 7 persona kanë përfunduar në pranga, ndërsa dy janë lënë në masën “arrest shtëpie”. Të arrestuarit janë komisionerët e inceneratorëve në Ministrinë e Mjedisit, dy administratorët e Fierit, pronari Klodian Zoto dhe ish-ministri Lefter Koka.

Në dosjen e SPAK, i përfshirë është dhe deputeti Alqi Bllako, për të cilin Prokuroria e Posaçme do të paraqesë kërkesë Kuvendit për dhënie të autorizimit për caktimin e masës sigurimit “arrest në burg”, për të cin SPAK thotë se në bashkëpunim me Kokën kanë falsifikuar dokumentet për shpronësimin e tokës në Fier.

Sipas SPAK, shpronësimi i tokës për inceneratorin është i paligjshëm dhe ka shkaktuar dëm shtetit mbi 16 mln lekë, nga tokë arë e kthyer në truall.

Masat e marra “arrest me burg”:

Lefter Koka, akuzohet për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i tëzgjedhurv evendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në rretha nëncilësuese në bashkëpunim”. Ndaj tij është regjistruar padi tjetër krahas të parës, për shkak të cilës ndodhet në qeli,  për “shpërdorim detyre”, “pastrim parash” dhe “korrupsion” në kohën kur drejtonte Ministrinë e Mjedisit.

Pëllumb Abeshi, ish-anëtar i Komisionit për dhëniet e inceneratorit, drejtor i politikave në Ministrinë e Mjedisit, akuzohet për “Shpërdorim detyre..

Azem Shatëri, drejtor i Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike në Fier, akuzohet për shpërdorim detyre.

Florjan Muçaj, anëtar i Komisionit të prokurorimeve, akuzohet për ‘shpërdorim detyre’.

Klodian Zoto, akuzohet për “Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.

Arenc Myrtezani, ish-administrori i inceneratorit të Fierit. Akuzohet për “Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”,

Masa ‘Arrest Shtëpie’

Sabina Cenameri, ish-anëtarja e Komisionit të Prokurimit të Inceneratorit të Fierit e cila akuzohet për veprën “Shpërdorimi i detyrës”.

Etleva Kondi, ish-anëtare e Komisionit për dhënien e koncesionti, akuzohet për veprën  “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.